Duhani shkurton jetën, po pse disa konsumues të tij jetojnë gjatë?

Të gjithë duhanpirësit e dinë se për shkak të këtij vesi që ka të bërë direkt me organizmin, shëndeti i tyre kërcënohet dhe vdekja afrohet.

Por disa duhanpirës, ​​pavarësisht nga një rrezik i tillë jetojnë gjatë.

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se disa duhanpirësit përjetojnë një moshë të thellë, edhe pse pinë duhan, dhe kjo falë geneve të tyre.

Ata studiuan imtësisht duhanpirësit që jetojnë gjatë dhe vunë re se kanë një gjë të përbashkët: genet e jetëgjatësisë.

Ato gene u japin mundësinë që të  jenë më rezistente ndaj përbërësve të dëmshëm në cigare, e madje edhe ndaj ndotjeve të tjera përreth.

Ata me të tilla gene gjithashtu kanë një shans 11% më të ulët për t’u sëmurur me ndonjë lloj kanceri.

“Te duhanpirësit jetëgjatë u zbuluan tregues gjenetikë, të njëjtë me ata që jetojnë në një moshë të thellë edhe pse nuk pijnë duhan. Këto gene efektojnë shërim më të shpejtë të qelizave dhe i bëjnë ato rezistente ndaj shumë efekteve negative të pranishme në jetën njerëzore, përfshirë dhe pirjen e duhanit”, tha shkencëtari Morgan Levin.

Historia moderne ka regjistruar me mijëra duhanpirës që kanë jetuar gjatë, ose ekstremisht gjatë, të tillë si francezi Jean Kalm, i cili vdiq në moshën 122 vjeç. E që kur ishte 21 vjeç, ai konsumoi një paketë cigare në ditë, deri në frymën e fundit.

Pork jo nuk do të thotë se ju duhet ta konsumoni duhanin. Ai gjithesi mbetet vrastar. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi