Dua Lipa hyn në historinë e Çmimit “Brit Awards”

Këngëtarja britanike me origjinë kosovare Dua Lipa (22) hyri në historinë e çmimeve të muzikës britanike “Brit Awards” duke fituar më së shumti nominime në konkurrencën e femrave ndonjëherë.

Ylli i muzikës pop është nominuar për pesë çmime – interpretuese solo femër, spoti i vitit, debutuesja e vitit, solo këngëtare dhe albumi i vitit.

Dua Lipa kështu u bë artistja e parë në historinë e këtij konkursi, e cila brenda një viti fitoi pesë nominime.

Pas shpalljes të nominimeve, këngëtarja, kënga e së cilës “New Rules” në YouTube ka më shumë se 900 milionë shikime, shkurtimisht komentoi suksesin e saj në Twitter duke shkruar: “Si është e mundur kjo?”.

BBC kujton se artistja 22-vjeçare u rrit në Britani të Madhe, por se në moshën 13 vjeçare me prindërit e saj u kthye në Kosovë. Dy vite më vonë ajo përsëri udhëtoi në Londër për të filluar karrierën e saj muzikore duke performuar në bare dhe pube, kështu që në vitin 2015 nënshkroi me shtëpinë “Warner Music Group” dhe lëshoi solon e saj të parë.

Këngëtari Ed Sheeran, i cili së fundmi ka publikuar albumin e tretë, gjithashtu është një favorit për çmimin prestigjioz të Britanisë së Madhe.

Albumi i tij “Divide”, i shitur në Britani të Madhe, u nominua për albumin më të mirë të vitit në Britani. Sheeran është i nominuar edhe në kategoritë e artistit më mirë britanik solo, për videon më të mirë të vitit për këngën “Shape of You”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 21 shkurt në Londër. Çmimi ndahet nga Industria fonografike e Britanisë, kurse në mesin e fituesve të mëparshëm janë grupi The Beatles, Robbie Williams, Michael Jackson, Sting, Coldplay, Adele.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi