Dua Lipa dhe Bebe Rexha mahnitin me paraqitjen e tyre në Kanë, takojnë njëra-tjetrën në eventin “NRJ Hit Music Only”

Në qytetin Kanë të Francës po zhvillohet evenimenti i njohur, “NRJ Hit Music Only”.

Pjesë në këtë mbrëmje po marrin edhe dy këngëtaret shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Dua është ajo e cila publikoi menjëherë për fansat në rrjetin social Instagram disa fotografi, kutregonte dukjen e saj glamuroze në këtë natë.

E veshur në një fustan elegant, të zi në pjesën e sipërme dhe të qëndisur me pupla të bardha në pjesën poshtë, këngëtarja shqiptare dukej e vezulluese në këtë mbrëmje.

“Ndjehem magjike në ‘NRJ Hit Music Only Awards’”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Jo me më pak shkëlqim është dukur edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Bebe Rexha.

Ajo kishte veshur një kostum ngjyrë ulliri me shkëlqim, i cili vuri mjaft mirë në pah linjat e saj trupore.

Pamja e saj prej biondeje i dha një pamje edhe më tërheqëse këngëtares të hitit “I’m a mess”.

Bebe Rexha në këtë mbrëmje ka pasur rastin të takohet sërish me Dua Lipën, me të cilën ruan një raport shumë të mirë miqësor.

Madje, Rexha ndau një fotografi me fansat në Instagram, ku shfaqej e buzëqeshur krah patriotes së vetme të saj në këtë mbrëmje, Dua Lipës.

Të dyja ato patëm rastin t’i shohim së bashku edhe të dielën në “MTV Europe Music Awards”, ku Bebe Rexha perfmormoi hitin e saj “I’m a mess”, e ndërsa Dua u shpërblye me çmimin “Kënga më e mirë POP”.

Pas përfundimit të mbrëmjes, këngëtaret shqiptare nuk kanë hezituar që të takohen e të festojnë së bashku me njëra tjetrën, kjo pasi ato ruajnë një raport shumë miqësor mes vete. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi