Drogë e fshehur në sarbator dhe kroskot, arrestohen 2 persona në Kakavijë e Muriqan

Dy raste të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike janë regjistruar në Kakavijë dhe Muriqan.

Në Kakavijë, në bazë të analizës së riskut nga ana e policisë kufitare, u përzgjodh për kontroll të detajuar një automjet që drejtohej nga ana e shtetasit O.M.

Gjatë kontrollit të automjetit të markës Nissan me targa greke nga ana e shërbimeve të policisë kufitare e doganore, si dhe të antitrafikut doganor, duke përdorur edhe skanerin, u gjend i fshehur në sarbatorin e mjetit një bidon plastik, i cili në brendësi të tij kishte një sasi lënde të dyshuar Cannabis Sativa. Autori u arrestua në flagrancë pë rveprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Në PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara u procedua penalisht shtetasi L.K., pasi në brendësi të kroskotit iu gjet një qese me një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorive respektive për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi