SHQIPERIA

“Dritan Dajti”, Rama: Akt kriminal, do e zhbëjmë vendimin

Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra për vendimin e dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve. Nga Rrësheni gjatë një takimi me qytetarët, Rama është ngacmuar për këtë vendim nga një i moshuar dhe e quajti një akt kriminal të njerëzve të ligj dhe të korruptuar.

“Për sa i përket gjykimit të shkurtuar të atij vrasësit nuk ka të bëjë me ligjin por me njerëz të ligj dhe të korruptuar, të cilët nuk janë vetëm ata por janë plot, për shkak të vettingut po i bien me top. Jo vetëm po i bien me top por kryen një akt kriminal sepse faktikisht i rivranë 4 policët. Ne nuk do i ndahemi kësaj çështjeje dhe besoj se këtë vendim do e zhbëjmë. Besoj se këta gjykatës nuk do ia dalin të shpëtojnë kaq lehtë”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se i ka ardhur keq për çfarë ka ndodhur por se nuk është çuditur.

“Më ka ardhur tmerrësisht keq për atë që ka ndodhur por nga ana tjetër këto janë gjëra që nuk më çudisin sepse ne kemi ndërmarrë një reformë që është një operacion i thellë për të pastruar kancerin nga organizmi i sistemit të drejtësisë duke shkulur nga sistemi tumore e metastaza. Ju keni parë se si vettingu po i largon një nga një gjithfarë hienash. Njerëzit po thonë pse kaq ishte reforma? I hoqët nga puna dhe kaq? Reforma në këtë fazë, duhet ndërtim i sistemit të ri. Sistemi i ri do të merret me këta dhe me këdo”, tha kreu i qeverisë.

Rama deklaroi se as kryeministri dhe as qeveria nuk fut njeri në burg por drejtësia.
“Sa herë njerëzit dëshpërohen, thonë ik mor se dhe ti njësoj si këta je, se nuk i fute në burg. Ne jetojmë në një sistem ku kryeministri nuk fut njeri në burg, nuk është as prokuror as gjykatës. Qeveria nuk fut njeri në burg, në burg ë fut drejtësia. Duhet një drejtësi e drejtë. Drejtësinë e drejtë nuk e kemi pasur gjithë këto vite sepse e kanë penguar gjykatës e prokurorë si këta. Si ai zorzopi i Tiranës që e bën vrasësin e 4 policëve mikun tim. ndërkohë që raportet e ambasadës amerikane vrasësi i 4 policëve rezulton mik me njeriun më të afërt të këtij zorzopit, Saliut. Ky është fakt”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se një shtet i së drejtës nuk ndërtohet sa hap e mbyll sytë, ndërsa më pas i ço dhe një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Kemi pas të tilla do të kemi në proces sepse nga njëra anë këta njerëz pa fe, kriminelë me kostum nuk ndalen para parasë se janë mësuar 30 vjet të bëjnë të njëjtën gjë, dhe në ndërkohë drejtësia e re kërkon kohën e vet. Po ecim me shpejtësi të madhe, por ka kohën e vet çdo gjë. Inati legjitim s’mund të kthehet në verbëri për të thënë pse nuk i fut ti në burg, jo qeveria ka për detyrë të krijojë reforma dhe sisteme të pavarur. Sistemi që kemi zgjedhur është sistemi i duhur, por për të ndërtuar atë sistem me njerëz të së drejtës nuk është aq kollaj. Flasin këta për kriminelë, ndërkohë që kriminelët janë sot më në cep se kurrë. Emrat që përmendin janë nëpër burgje po kush i futi në burg? Sot ka më pak aksidente, vrasjet janë përgjysmuar, Shqipëria është e pastër nga kanabisi. Sot me dje nuk ka të krahasuar. Guxon Saliu t’i drejtojë gishtin Lleshajt, për gjykatës që janë aty për shkak dhe si rezultat i mbështetjes së Saliut dhe politikës së Saliut”, tha Rama.

Related posts

Bushati: Ja pse qeveria ka zgjedhur rrugën e koncesioneve

dritatv

Basha: Banorët do ta hedhin të gjithë qeverinë në Lanë

dritatv

Basha pas takimit me aleatët: Nesër caktojmë datën e protestës

dritatv

Leave a Comment