Drita TV- Ekskluzive/ Intervistë me Fadil Kopranin anëtarin e Lëvizjes për Drejtësi dhe anëtar të shtabit zgjedhor

Lëvizjen që po përqafojnë shumë qytetarë të cilët janë të pakënaqur me politiken e deritanishme në Kosovë.

Një intervistë me Fadil Koprani një anëtar të ri të Partisë Lëvizja për Drejtësi e udhëhequr nga Prof. Dr. Sylejman Çerkezi, për t’u njohur me angazhimin e tij në politikë, pse zgjodhi Lëvizjen për Drejtësi, çfarë pret ai nga zgjedhjet e parakohëshme të 6 tetorit, pse duhet që t’a mbështesin votuesit? etj.

Përshëndetje z. Fadil Koprani

Drita tv- Ju jeni një antar i ri i partis Lëvizja për Drejtësi çafrë të shtyri të bëhesh pjesë të kjo parti kur e dim që ke pasur oferta edhe nga partite e tjera?

Fadil Koprani- Duke parë zhvillimet politike në vend, duke parë ngeciet në çdo aspekt të jetës kur ti si njëri nuk vlen asgjë, dhe duke parë që e ardhmja e gjeneratave të reja është e pa shpres atëherë aderova në politik që sa do pak të mundohem të ndikoj pozitivish për bashkëqytetarët dhe shoqërinë.
Aderova në Lëvizjen për Drejtësi e jo në partit tjera për disa arsyje: në Lëvizjen për Drejtësi ka njerës të drejtë, njerës fetar, njerës që i frikësohen krijusit të tyre, njerës që partinë e shohi vetëm si mjet për t’i shërbyer njerëze për të arritur shpërblimin te Allahu. Edhe unë e kam parë këtë si mundësi ku mund të kontriboj për njëriun dhe për shoqërin në përgjithësi.

Drita tv- Levizja për Drejtësi është një parti që u formuar shumë vonë, një parti që tani ka një vjetorin e saj. Cilat janë proritetet e saj?

Fadil Koprani- Po Lëvizja për Drejtësi u formuar në shtator të vitit të 2018 si pakënaqësi dhe devijimin prej konceptit të Partis së Drejtësis të udhëqur nga polotikat shkurtëpamse dhe për interesa përsonale, e cila vitet e fundit devijoi shumë nga parimet duke bërë kualicione me partinë e cila vetëm e zhyti Kosovën në humnerë, një parti që i shkaktoi dëme shumë të mëdha vendit. Udhëheqësi i saj për intersa të tij të ngushta përsonale vetë e vetëm të marr një postë ministror ishte në gjendje të rrijë nën sqetullat e PDK-së dëri në atë pikë ku puna e tij shkoi deri sa filluan edhe përndjekjet për kurrupsion ku edhe së fundi është gjykuar për korupsion, pra ne si njerës, si besimtarë që jemi nuk guxojmë të pranojmë që të jemi të turpruar kështu.

Drita tv- Ju thatë “ne si musliman”, çfarë do të thotë kjo?

Fadil Koprani- Kjo do të thotë se në Lëvizjen për Drejtësi pjesa më e madhe e partisë përbëhet nga njers të kumuniteti musliman të profileve të ndryshme arsimore, ku kemi edhe një numër të shumët hoxhollarësh, njers që gëzojnë rrespektë, dinjitet dhe besushmëri në shoqërinë kosovare. Kjo po i jep sukses në paraqitjet e lëvizjes në takimet e saj ku po marrim pjesë njerzit e ndershëm të cilët me vite e vite nuk kanë votuar për shkak të premtimeve të kota të politikanëve dhe zhgënjimin që kanë pasur, sot po na bashkohen neve edhe kanë një vullnet të paparë që ti zëvendësojmë këta polëtikan të kurruptuar me njerz të drejtë dhe të ndershëm. E dimë që do të kemi vështirësi se siç dihet këta pushtetarët kanë futur njerëzit e tyre në të gjitha poret e jetës si oktapodi këmbët e tyre.

Mirëpo ne jemi të vetëdijshëm që këtë oktapod ( këta njerëz) vetë na duhet t’i nxjerrim mbi sipërfaqen e ujit edhe gjithçka mbaron.
Por na duhen njerëz të ndershum, kritik të pa shatazhuar dhe këmbënguls për ketë rugëtim, rugëtimi do të jetë i gjatë por jo i pa mundur, për këtë rrugëtim janë përgaditur njerz të ndershëm me besim në Allahun fuqiplotë.

Drita tv- Cilat janë shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet Lëvizja për Drejtësi?

Fadil Koprani- Lëvizja për Drejtësi me kryetar Sylejman Çerkezin gjatë fillimit të saj kur është formuar ka paraqitur edhe shtyllat që do të mbështetet, ato janë: njëriu, familja, shoqëria, shteti dhe kombi.
Këto janë pesë shtyllat e lëvizjes që cilat do të jenë për ne bazaë e partisë, mirëpo do të shohim vetëm prioriotet se cila shtyllë do të ketë nevoja të ndihmoj shtyllen tjetër më shumë gjatë udheheqjes tonë. Ne gjatë fushatave nuk do të ndërrojmë konceptin tonë që mbështetemi në këto shtylla. Ne nuk jemi si partitë e tjera të cilat në çdo fushatë dalin me sllogane të ndryshme si kosove e re, evropa e re, dekada e re etj etj, ne do ti kemi të gjitha këto shtylla pjesë të slloganit dhe motos tonë.

Drita tv Cilat janë synimet e Lëvizjes për Drejtësi në zgjedhjet e 6 tetorit?

Fadil Koprani- Synimi i Lëvizjes për Drejtësi janë të shumëta duke filluar nga zbatimi i ligjeve që janë të miratuar dhe nuk janë zbatuar deri tani. Miratimin e ligjeve që na përshtaten neve si kosovë e jo ligje të kopijura prej vendeve të ndryshme, pastaj reformë në ekonomi, në shëndetësi, arsimë etj. Sot ju jeni deshmitarë se si një femër në kosovë diskriminoht vetëm se mbanë mbulesë fetare, përjashtohet nga shkolla, madje edhe në konkurse për punsim diskriminohet vetëm se ka shami. Këto dukuri negative diskriminuse ndaj femrës me shami, të cilat as vendet që kanë ka 1deri 4 ose 5 % popullsi muslimane nuk i kanë, e jo më një vend ku si muslimanë janë deklaruar deri në 96% e popullsisë.
Ne si parti jemi për një shtet social
Ku shteti kujdeset për njëriun.
Ku shteti përkrah familjen.

Drita tv- Po flitet që jeni një parti që elektorati i cili deri me tani ka hezituar të dalë në zgjedhje dhe është i pa kënaqur me politikëbërjen në kosovë po ju mbështet me të madhe. Çarë mendimi kini për këtë?

Fadil Koprani-  Sigurish pajtohem me këtë ju thatë. Njerzit janë të zhgënjyer ma këta poletikanë ku gjatë gjithë kohës gënjejnë, vjedhin, shantazhojnë, kërcnojnë, premtojnë jashtë çdo logjike të njeriut normal, prandaj disa njerës janë të pakënaqur, disa të friksuar, disa nuk duan të marrin pjesë në votime se partija që ai e voton pas votimit bën kualicion me një X parti që deri atëherë i ka thanë elektoratin të vet se me X parti nuk bashkpunojmë se i ka bërë shumë dëme vendit. Me pak fjaël vetëm pak ditë pas zgjedhjeve fillojnë pazaret ndërmjet për interesa të tyre edhe harrohen menjëherë premtimet dhe fjalët e dhena.
Prandaj në Kosovë është një numër shumë i madh i elektoratit, deri në 59% e tyre, që nuk dalin të votojnë. Po me daljen tonë si alternativë e besushme po shohim që sidomos një numër i madh i njerëzve që deri dje nuk kanë dalë në votime tani kanë shprehur dëshirën që të dalin dhe të na votojnë, sidomos njerës që e praktikojnë fenë islame ose besimtarë muslimanë,Në bisedat që kemi zhvilluar me ta ne po shohemi si një shpresë që diçka do të ndryshojë për mirë në këtë vend.
Nuk kemi ku shkojmë kështu, me tha një mik i imi, deri kur mua në parlament apo qeveri që do të më përfaqësojë mua një njëri që tërë kohen vjell vrer mbi mua si musliman.
Kemi vajza me shkollim të lartë të përfunduar, më tha tjetri që u takuam me të, çdo konkurs që kunkuron për punsim nuk e pranojn, shkaku është shamija dhe eshtë e detyruar të punojë në një market për të mbajtur fëmijët e saj.
Pra siç po e shihni njerzit janë të zhgënjyer nga kjo politikë diskriminuse, tani janë vetëdijësuar për t’a larguar të keqen për një të ardhme më të mirë për fëmijet e vetë.
Me këtë politikë të keqe që eshtë duke u zhvilluar deri më tani, rinia po na ikën në perëndim, kosova po na zbrazet, shtëpiat po na boshtisen.
Këta politikanë me politika të gabura kanë bërë që shumë biznese të vogëla të mbyllen dhe shumë familje t’i kemi në skemat e ndihmave sociale.

Drita tv- Ku e shihni Lëvizjen për Drejtësi në të ardhmen?

Fadil Koprani-  Ne po punojmë me njerëz, thënë në zhargonin sportiv, te ne si lëvizje nuk kemi njerë sprintera për vrapime në parketë të shkurtër po njerëz që përballojnë maratonën.
Synimet toma të udhheqim këtë vend janë pa dyshim afatëgjata. Që varsishtë prej nevojave që ka populli ne ti bëjmë politikat jo politika regjionale, fisnore dhe klanore. Proritet ynë kryesor do jetë që tëi japim barazi dhe mundësi të barabarta të gjithëve.

Drita tv- Tani së fundmi, Në këto zgjedhje ju jeni në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, si e shihni bashkëpunimin?

Fadil Koprani-  Ne me vetëvendosjen kemi shumë pika programore të përbashkëta, duke përfshirë, luftën kundër korrupsionit, nepotizmit dhe programin e zhvillimit ekonomik të vendit. Brenda këtij koalicioni ne nga ana jonë kemi në listë dy kandidatë, Kryetarin e Lëvizjes për Drejtësi z. Sylejman Çerkezin dhe Beni kizollin. Dy figura që na përfaqësojnë denjësisht në këtë listë. Lëvizja për Drejtësi, vetëvendosjen e sheh partner serioz në zhvillimet e mëtejshme në Kosovë. Ne do të punojmë së bashku me përkushtimin më të madhe me ta për t’i larguar nga skena këta njerëz që e kanë kapur shtetin.
Politikat sociale janë një shtyllë e fortë që ne si Lëvizje për Drejtësi e shohim që me VV t’i forcojmë në të mirë të qytetarëve.

Ju faleminderit!

/Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi