Drenica shënon fitoren e parë në sezonin pranveror, mposht Gjilanin

 

 

Drenica ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Gjilanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Skenderaj ka gjetur fitoren e parë në sezonin pranveror, pasi ka mposhtur Gjilanin pas dy barazimeve të bëra ndaj Besës së Pejës dhe Vllaznisë së Pozheranit, duke ua shkaktuar humbjen e parë gjilanasve.

Djelmoshat e Sedat Pajazit treguan që kanë hyrë për fitore qysh në minutën e parë të ndeshjes, pasi Hysen Tahiri ishte shumë afër golit, por goditja e tij gjeti vetëm pingulen.

Drenicasit rrezikuan edhe me anë të Armend Abazit (5′, 17′, 42′) dhe Genc Hamiti (30′), por në të gjitha rastet në vend ishte portieri i Gjilanit, Donat Kaqiu dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat e nisën furishëm duke rrezikuar nga një herë në pesë minutat e parë, por nuk patën fat.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 63-të, ku ishte i inkuadruari në lojë Kreshnik Uka, i cili shënoi për epërsinë e Drenicës 1-0.

Deri në fund të takimit pati edhe shumë raste të tjera për gol, por pa arritur të përfundojnë prapa shpinës së portierëve dhe në fund Drenica mori një fitore të madhe me rezultat 1-0.

 Pas kësaj fitore, Drenica ngjitet në pozitën e gjashtë me 33 pikë, ndërsa Gjilani zbret në vendin e shtatë me 32 pikë.

Në ndeshjen e radhës, “Shqiponjat e Zeza” luajnë në udhëtim te Feronikeli, ndërsa “Skiferat” e presin Vllazninë. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi