Drenica i ndaloj Vuçiçit vizitën në Banjë, ai komunikon me telefon me serbët e Banjës

Banorët e fshatit Banjë të Skenderajt janë mbledhur në oborrin e një shkolle, ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po iu drejtohet nëpërmjet telefonit.

Raportohet se Vuçiç është ndaluar nga policia në fshatin Terrnavc.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç u ka kërkuar falje serbëve të fshatit Banjë që nuk ka arritur t’i vizitojë.

Kjo për shkak të protestave dhe reagimeve të qytetarëve dhe organizatave të dala nga lufta dhe vendimit të qeverisë për të tërhequr lejen për vizitën e Vuçiçit në Banjë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi