Drekë e gjelbër e pjekur në furrë

Për më shumë, ndiqni recetën e detajuar…

Përbërësit:

– 500 g oriz;
– 1 qepë;
– 100 ml vaj;
– 2-3 thelpinj hudhre;
– pak majdanoz;
– 200-250 g spinaq;
– 1 lugë erëza të përziera të thata;
– kripë dhe piper sipas shijes;
– 1 karotë;
– 200-300 g kërpudha

Përgatitja:

Orizin lajeni mirë, qitni ujë dhe lëreni të zihet. Qepën grijeni imët dhe fërgojeni në 100 ml vaj.

Grini imët thelpinjtë e hudhrës dhe majdanozin. Qepën e fërguar shtojeni në orizin e zier dhe shtoni spinaqin e përzier të ngrirë (apo të freskët), hudhrën dhe majdanozin e grirë. Shtoni erëzat dhe përzieni mirë.

Orizin nuk duhet ta kulloni tërësisht nga uji sepse do të avullohet gjatë pjekjes.

Qitni pak vaj në një enë rezistuese nga zjarri, pastaj qitni orizin. Sipër qitni karotën e grirë në rende dhe vendosni në tenxhere që të piqet 20 minuta në 220 gradë Celsius.

Kërpudhat pritni në feta të holla dhe qitni në tigan në të cilin është fërguar qepa, pastaj qitni pak vaj dhe kripë e piper sipas shijes. Fërgoni në tigan dhe shërbeni bashkë me orizin.

Orizi i gatuar kështu me spinaq është i shkëlqyeshëm edhe kur nuk agjëroni, si shtesë bashkë me mish apo ushqime të tjera.

Ju bëftë mirë!

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Gjermania e bindur në kompromisin tregtar BE-SHBA

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier tha se është i bindur se Bashkimi Evropian dhe SHBA do të gjejnë një "kompromis të arsyeshëm" për...

“Çmendet” Reali, 570 mln euro për De Gea-Hazard-Kane

Reali i Madridit nuk është në nivelin e sezonit të kaluar dhe Champions League duket se është kompeticioni që do të mund të shpëtojë...

Foto lajm/ Bajram edhe për banorët e Floqit të prekur rëndë nga tërmeti.

Myftinia Korçë dhe fondacioni "Mirësia" kanë treguar solidaritetin e tyre me banorët e fshatit Floq të prekur rëndë nga tërmeti. Ndihma ka përkuar në...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...