BOTA

Drejt fundit evakuimet e detyruara nga Guta Lindore

Spread the love

 

Kanë mbërritur drejt fundit evakuimet e detyruara të viktimave të sulmit kimik nga rajoni Duma në Gutën Lindore të Sirisë.

Sipas informimit të bërë nga gazetarët e AA-së në rajonin e operacionit “Mburoja Eufratit” mësohet se kjo është autokolona e 22-të që largohet nga Guta Lindore, dhe e 10-ta nga Duma, e cila pasi ka hyrë në rajonin Bab ajo ka vazhduar rrugën për në qendrat e strehimit në rajonin Azez në kufi me Turqinë.

Autokolona me 8 autobusë, ku ndodheshin 145 persona nga të cilët 55 fëmijë dhe 42 gra e cila u nis mbrëmë nga rajoni Duma ka mbërritur në rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit‘.

Teksa ka mbërritur drejt fundit edhe evakuimi i civilëve nga Duma e cila ishte edhe kalaja e fundit nën kontrollin e opozitarëve në Gutën Lindore, mësohet se për një kohë të shkurtër pritet që të dalin edhe një numër i pakët i opozitarëve ushtarakë që kanë mbetur në rajon.

Pas përfundimit të evakuimeve të fundit në Duma, Guta Lindore do të jetë plotësisht nën kontrollin e regjimit.

Që nga fillimi i procesit të evakuimeve më 22 mars e deri tani nga Guta Lindore kanë migruar më shumë se 65 mijë persona drejt rajoneve në veri të vendit.

– Procesi që çoi në evakuim

Asadi dhe mbështetësit e tij pasi morën mbështetjen ajrore të Rusisë më 19 shkurt nisën një operacion për të marrë nën kontroll Gutën Lindore e cila gjendej nën kontrollin e opozitarëve. Që nga kjo datë regjimi dhe avionët luftarakë të Rusisë intensifikuan sulmet ajrore dhe tokësore në rajonin ku rreth 400 mijë civilë jetuan për 5 vite nën bllokadë.

Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën një numër i madh civilësh. Gjithashtu si pasojë e shtëpive të shembura dhe sulmeve civilët u strehuan nëpër bunkerë dhe bodrumet nëntokësore.

Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi rezolutën e cila kërkon armëpushim në Siri, veçanërisht në Gutën Lindore, për civilët. Megjithatë, në Gutën Lindore e cila i nënshtrohej sulmeve intensive të regjimit dhe të përkrahësve të tij, vazhdonin humbjet e jetëve të civilëve duke mos dhënë rezultat as iniciativat e komunitetit ndërkombëtar.

Pas vendimit të KS-OKB-së, edhe Rusia më 27 shkurt bëri të ditur se çdo ditë mes orës 09:00 dhe 14:00 do të jepet armëpushim humanitar në Gutën Lindore duke pretenduar se regjimi do ta respektojë atë.

Pavarësisht rezolutës së armëpushimit të KS-OKB-së dhe vendimeve të Rusisë, që nga 3 marsi regjimi sirian dhe aleatët e tij filluan një ofensivë të madhe tokësore, që synonte pushtimin e pjesëve të provincës të zotëruara nga opozita.

Regjimi dhe përkrahësit e tij, duke avancuar nga lindja për në perëndim të Gutës Lindore mes datave 11-12 mars, rrethuan qarkun Haresta dhe ndanë në 3 pjesë rajonin e Gutës Lindore.

Procesi i evakuimit të detyrueshëm filloi më 22 mars, në bazë të marrëveshjes të kryer me ndërmjetësimin e Rusisë.

Related posts

Erdogan: Deri më sot nuk kanë mundur të na gjunjëzojnë

dritatv

Suedi, 2 fëmijë humbin jetën gjatë zjarrit në një vilë

dritatv

Prag tragjedie, avioni dështon gjatë ngritjes, del nga pista

dritatv

Leave a Comment