Draft-marrëveshja e Kosovës me Serbinë prezantohet në mbledhjen e qeverisë

Në mbledhjen e radhës së Qeverisë, do të prezantohet para Kabinetit Qeveritar, draft-libri apo marrëveshja gjithëpërfshirëse legalisht obligative me Serbinë.

Kështu ka bërë të ditur, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Javët e fundit, kam angazhuar një ekip të madh kolegësh të cilët kanë punuar intensivisht që ky dokument të jetë një draft final që përfshinë të gjitha temat e rëndësishme për të cilat ne duhet të dialogojmë me Serbinë. Ky dokument, është dokument i gjallë e i cili në ditët në vijim do të prezantohet tek të gjitha pjesët e shoqërisë sonë në mënyrë që të plotësohet dhe të përfshijë të gjitha temat, që sigurojnë avancim të ofertës sonë”, tha Haradinaj.

Në ndërkohë, ky material tashmë është dërguar te të gjithë liderët e partive politike në Kosovë, vendet të Quintit dhe Zyrës së BE-së.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që dialogu me Serbinë të vazhdojë dhe se tani është koha që ky dialog të finalizohet, duke respektuar kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin e vendit.Dialogu është detyra e radhës për ta përfunduar konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe ngjashëm si për temat e mëdha të vendit edhe këtu na duhet një unitet i plotë”, përfundoi Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi