Douglas Costa dënohet edhe nga Brazili

Trajneri i përfaqësueses braziliane, Tite, publikoi 3 javë përpara afatit listën e futbollistëve të grumbulluar për miqësoret që “Seleçao” do të luajë me Arabinë Saudite dhe Argjentinën, në 12 dhe 16 tetor.

Ajo që të bën përshtypje është se në listën e përpiluar nga trajneri i skuadrës 5 herë kampione të botës mungon Douglas Costa. Mungesa e mesfushorit të Juventusit ka dy arsye: dëmtimin dhe incidentin me Di Francescon, në ndeshjen me Sasuolon.

Vetë trajneri Tite e shpjegoi duke thënë se gjithçka është e qartë.

“Incidenti në kampionat është një akt që tregon mungesën e disiplinës”, tha Tite, i cili ka lënë jashtë skuadre edhe emra të tjerë të rëndësishëm të përfaqësueses braziliane si Thiago Silva, Filipe Luiz, Luiz Gustavo e Willian, të cilët ishin të pranishëm në Botërorin e Rusisë, duke i zëvendësuar me Eder Militao, Pablo, Wallace dhe Malkom./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi