SHQIPERIA

Dosja e “Toyota Yaris”, Basha shpreh gatishmërinë për të dëshmuar

Spread the love

Një nga ngjarjet e bujshme që tronditi politikën në Shqipëri ishte kapja e një sasie të mëdha parash në një makine Toyota Yaris.

Kjo çështje po hetohet në Shqipëri, por edhe në Belgjike dhe një gjykate belge i ka kërkuar Prokurorisë shqiptare që të pyesë për llogari të saj edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se nga e kishte mësuar informacionin për makinën me para.

Burime nga PD bëjnë të ditur për “Balkanweb”  se Kryetari i PD, Lulzim Basha,  ka shprehur gatishmerinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro.

Zoti Basha është shprehur i gatshëm të dëshmojë për të ndihmuar në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve të lartë të pushtetit.

Ndërkaq, policia ka arrestuar 4 persona ndërsa janë shpallur në kërkim dy të rinj nga Peshkopia, por me banim në Tiranë, të cilët dyshohet se ishin porositësit e ngarkesës së sekuestruar e cila ishte nisur nga Gjermania, përmes linjës së trageteve Ancona-Bari.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;

Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;

Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;

Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

A.V. 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë;

E.V. 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambiente të tjera të personave të dyshuar.

Related posts

Fshehu dënimin, Selami Jenisheri rrezikon mandatin e deputetit

dritatv

Mashtrim me 174 milionë lekë; Dy ndërtuesit shitën disa herë apartamentet dhe dyqanet

dritatv

Tatimet bllokojnë 500 mijë litra birrë, gjobë 70 mln lekë fabrikës

dritatv

Leave a Comment