Dosja e Prokurorisë/ “Pse ma bën ti këtë”, fjalët e fundit të viktimës në Kavajë. Darka me alkool e kokainë, e siguroi polici

Zbardhet dinamika e ngjarjes me një të vrarë dhe një të plagosur në Kavajë. News24 e “BalkanWeb” siguron të plotë dosjen e prokurorisë, e cila hedh dritë mbi gjithçka ndodhi të enjten pas mesnate në shtëpinë e Marsida Qatjas në lagjen nr.2 të këtij qyteti.

Në dokumentin zyrtar të institucionit të akuzës thuhet se Qatja i kërkoi ndihmë mikut të saj, Bledar Toçi, shef i sigurisë së brendshme në  burgun e Durrësit, që të ndërhynte për t’i zgjidhur një problem që kishte me ish-të dashurin e saj, Dritan Haxholli. Toçi i ka premtuar asaj se do ta ndihmonte dhe kanë lënë të takohen në shtëpinë e gruas.

Zyrtari i burgjeve ka mbërritur në shtëpinë e Marsida Qatjas rreth orës 20:30 të mbrëmjes, bashkë me dy miqtë e tij Xhulio Biturku dhe Ermir Çela. Këta dy të fundit kanë qëndruar në shtëpinë e Qatjas, ndërsa Toçi ka dalë dhe është kthyer pas 30 minutash me disa doza kokainë, të cilat nga hetimet paraprake rezulton t’i ketë marrë nga i vëllai Benardi.

“Në mbrëmje- theksohet në dosje,- Marsida Qatja, Bledar Toçi dhe dy të tjerët kanë konsumuar alkool dhe kokainë. Pak minuta pas mesnate, tek shtëpia e gruas ka shkuar Dritan Haxholli, i cili ishte në kërkim nga policia për dy akuza. Ai ka goditur dritaren e katit të parë me qytën e automatikut që kishte fshehur poshtë xhaketës’, dhe siç thuhet në dosje, “nëna e tre fëmijëve e ka ftuar të hyjë në shtëpi”.

Në dosje po ashtu thuhet se fillimisht Dritan Haxholli i ka drejtuar armën Xhulio Biturkut, duke i thënë se “me ty kam punë pastaj”. Ndërsa Bledar Toçit i është drejtuar me fjalët “pse ma bën ti këtë” dhe menjëherë ka qëlluar me automatik në drejtim të tij, duke e plagosur lehtë në qafë. Zyrtari i burgut të Durrësit i është kundërpërgjigjur dhe me armën e shërbimit ka derdhur plot 17 plumba mbi Dritan Haxhollin.

Me urgjencë, Toçi  ka dalë nga ‘dupleksi’ dhe me makinën e tij ka shkuar në spitalin e Kavajës për ndihmë, ndërsa Qatja ka njoftuar policinë. Nisur nga provat e siguruara në vendngjarje dhe dëshmitë e personazheve të përfshirë, prokuroria ka dalë në konkluzionin paraprak se Bledar Toçi nuk e vrau Haxhollin për vetëmbrojtje, ndaj për këtë shkak ndaj zyrtarit të burgjeve është ngritur akuza e vrasjes me dashje. Gjithashtu mbi supet e zyrtarit të burgjeve dhe vëllait të tij Bernard Toçi është ngritur edhe akuza e mbajtjes së lëndëve narkotike. Për të dy vëllezërit nga prokuroria është kërkuar masa e arrestit me burg. Masa për ta do të zhvillohet të dielën në gjykatën e Kavajës.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Samsung mund të pranojë blockchain!

Blockchain është padyshim njëri nga trendët kryesorë nga viti 2017 dhe pavarësisht gjërave negative të lidhura me të për shkak të mashtrimeve me valuta...

Turqia dhe Kosova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës

Mes Turqisë dhe Kosovës sot në Ankara u nënshkrua Marrëveshje për Bashkëpunim Kulturor. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş...

Ahmetaj: Investimet e huaja mbyllën me sukses vitin që lamë pas

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i cilëson pozitive investimet e huaja në vendin tonë. Përmes një postimi në faqen e tij të...

Së fundi

Itali, rihapen pishinat dhe ambientet sportive, lehtësimi i masave vazhdon

Sporti individual merr fund, në shtëpi apo jashtë… Pishinat, sallat e gjimnastikës dhe klubet e fitnesit do të rihapen sot në Itali duke shënuar...

Kryebashkiaku brazilian i kërkon Bolsonaros të dorëhiqet

Kryebashkiaku i Manaus në Brazil, Arthur Virgilio Neto ka bërë një deklaratë të fortë fyese ndaj Presidentit Jair Bolsonaro duke i kërkuar dorëheqjen. Neto është kryebashkiak i...

Çfarë thotë BE mbi karantinën 14-ditore për udhëtarët dhe kush vendos

Futja e masave të karantinës për udhëtarët që vijnë nga jashtë është një juridiksion kombëtar, deklaroi zëdhënësi i Komisionit të BE-së përgjegjës për transportin...