“DOSJA 78”: Të gjitha parregullsitë e zgjedhjeve të 31 marsit ’91: humbje e djegie fletësh votimi, zhdukje vulash…!

Ekziston miti se ç’prej shpalljes së pluralizmit në Shqipëri, të vetmet zgjedhje të rregullta ishin ato të parat, të 31 marsit 1991, të cilat u fituan nga Partia e Punës. Në fakt nuk është ashtu. Edhe ato zgjedhje patën parregullsi të shumta, e ndoshta pikërisht nga fakti se pati rivalitet politik, ku për herë të parë PP-ja u përballë me PD-në e sapolindur nga Lëvizja e Dhjetorit.

Këto zgjedhje u mbajtën 38 ditë pasin në sheshin “Skënderbej” ishte rrëzuar stastuja e diktatorit Enver Hoxha.

Siç vihet re në dokumentet e “Dosjes 78”  të Presidiumit të Kuvendit Popullor, ishte vënë re djegia e zyrave të Këshillit Popullor në Topojan të Kukësit bashkë me 5000 fletë votimi. Në Durrës, në zonën 312 ishte vënë re se kishte humbur vula e komisionit të kësaj zone. Po ashtu, siç dëshmojnë dokumentet, Kombinati Poligrafik ku ishin shtypur fletët e votimti njoftonte se kishin humbur pa gjurmë rreth 30 mijë fletë votimi.

Te sheshi.com sjell një varg materialesh zgjedhore e dokumente që flasin pikërisht për këto zgjedhje të para pluraliste në Shqipëri.

Kanë humbur 30 mijë  fletë votimi

Kombinati Poligrafik  “Shtypshkronja e re” i shkruan me 32 mars 1991 Presidiumit të Kuvendit Popullor:

 “Në fund të shkurtit 1991 morëm kërkesën nga ju për shtypjen e 1 650 000 fletëve të reja të votimit. Në shkresën tuaj nuk kërkohej vendosje e procedurës së  veçantë që aplikojmë ne për rastet e botimeve sekrete apo të dokumentacioneve me vlerë para mbushjes kështu që, ata u trajtuan si  çdo material tjetër i zakonshëm, për të cilat ne në dokumentacionin e qarkullimit të prodhimit nuk i kërkojmë edhe fijet skarto copë për copë.

Nga dokumentacioni që disponojmë rezulton se në të gjithë hallkat  e procesit të prodhimit ka kaluar sasia e planifikuar në rregull. Madje nga puna e kujdesshme e punëtorëve  ka patur ashumë pak fije skarto. Reparti i shtypit i ka kthyer magazinës së letrës 4 770 fije letër të bardhë të pashtypur meqenëse e ka plotësuar tirazhin duke i dorëzuar repartit të libërlidhjes  special që bëri prerjen, numërimin e paketimin e  5000 fije të shtypura më tepër nga tirazhi si skarcitet të parashikaur  për repartin e libërlidhjes special. Meqenëse skarciteti në libërlidhjen speciale qe gjtihashtu  minimal, këto 5000 fije duhet të rezultonin tepër në fund, pra herë 6 fletë votimi në nëj fije baraz me 30 000 fletë votimi tepër.

Fletët e votimit nga reparti i libërlidhjes speciale të paketuar anë pako 1000 copëshe i kaluan magazinës  së prodhimit të gatshëm prej ku me fletëdalje sipas planit të ardhur nga aparati i Presidiumit  të Kuvendit Popullor, ju shpërndanë rretheve duke filluar që nga data 1 mars deri 12 mars 1991.

Për këto 30 000 fletë votimi tepër që nuk janë në magazinë dyshojmë për dy variante: 1) ose magazine është hapur me çelësa fallso dhe jan që vjedhur, 2) ose magazinierja meqenëse këto ditë e kemi vënë provizore në këtë detyrë, ka dhënë rretheve më tepër  pako nga sa u ka faturuar… “

Humb vula e komisionit të zonës 31 Durrës

Ky është dokumenti ku njoftohet humbja e vulës në zonën zgjedhore 31 në Durrës, ku ndër të tjera thuhet: 

“Me datën 15 mars 1991, gjatë shpërndarjes së vulave komisioneve të zgjedhjeve rezultoi se mungonte vula e komisionit të zonës  nr.31. Megjithë verifikimet e bëra nuk u gjend. Në këto rrethana është e domosdoshme dërgimi i një vule tjetër”.

Ja dokumenti dhe procesverbali i humbjes së vulës:

Digjen 5000 fletë votimi në Kukës

Me një shkresë të 15 shkurtit 1991 të Presidiumit të Kuvendit Popullor ku tërhiqej vëmendje për të treguar kujdes në ruajtjen e bazës materiale për zgjedhjet e Kuvendit Popullor, njoftohej edhe një incident që kishte ndodhur në Kukës.

“Në disa rrethe vërejmë se ka  neglizhencë e mungesë vigjilence të theksuar për sigurimin e bazës material  të zgjedhjet e Kuvendit Popullor dhe të objekteve të tjera.  Kështu në fshatin e bashkuar Topojan të rrethit Kukës janë djegur zyrat e Këshillit Popullor dhe rreth 5000 fletë votimi…”

Por si ishte fleta e votimit në këto zgjedhje të para pluraliste dhe si bëhej fushata e ndërgjegjësimit të votuesve?

Në dosjen e mësipërme ruhet një model i fletës së votimti të këtyre zgjedhjeve, i cili ishte krejtësisht bosh dhe në të komisioni shkruante emrat e kandidatëve (emër, atësi mbiemër). Votuesi e merrte fletën e votimit dhe në dhomën e fshehtë fshinte të gjithë emrat e kandidatëve që nuk donte t’i votonte dhe linte vetëm emrin e kandidatit të preferuar.  Votuesi mund t’i fshinte edhe të gjithë emrat e të shtonte vetë një emër të ri, por fleta e votimit quhej e vlefshme vetëm nëse shkruante emër, atësi mbiemër, sipas shembullit të kandidatëve që kishte fshirë.

Në këto zgjedhje u shpërndanë edhe mijëra pllakate ku shpjegohej me imtësi se si duhej bërë votimi dhe se si duhej të vepronin votuesit që vota e tyre të mos shpallej e pavlefshme.

Ja pllakati informues dhe fleta e votimit bosh e përdorur në zgjedhjet e 31 marsit 1991.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi