Dorëzohet Vuçiç: Shqiptarë qetësojuni, na duhet paqja, ju lutem tërhiqni vendimet!

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marrë vevdim për taksë 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç, e ka vlerësuar shumë të rëndë situatën pas ngritjes 100 për qind për mallrat e Serbisë nga Kosova.

“Kjo është situata më e vështirë në 10 vjetët e fundit për ne, ndoshta edhe më e vështirë se ajo e vitit 2015 me Kroacinë”, citon b92 të ketë deklaruar Vuçiç.

Në vitin 2015, kryeministri i atëhershëm i Kroacisë Zoran Milanoviç ka mbyllur kalimet kufitare për trafikun transportues drejt Serbisë, për çfarë Serbia është përgjigjur me kundërmasa, përkujton kjo agjenci serbe.

“Kemi menduar të tërheqim nënshkrimin nga marrëveshja e vitit 2011, por nuk e kemi bërë. Ne nuk i kemi sjellë ata në situatë të vështirë, ata na kanë sjellë në situatë të vështirë”, ka thënë Vuçiç i cili i ka “lutur” shqiptarët me këto fjalë:

“Shqiptarë këndelluni, na duhet paqja. Ju lutëm tërhiqni vendimet”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi