BALLKANI

Dorëzohet Vuçiç: Nuk do të këtë ndarje të Kosovës

Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur sot rreth idesë së korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke konfirmuar edhe një herë zmbrapsjen e tij karshi një nisme të tillë që zuri fill në Forumin e Alpbachut në Austri në takimin e përbashkët me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se populli po dëshiron që kufijtë ndërmjet dy shteteve të jenë në Jarinjë dhe Bërnjak.

“Nëse thot populli, ashtu do të bëjmë. Ne nuk mund të dalim kundër dëshirave të popullit. Duhet të pajtohemi dhe respektojmë vullnetin e popullit. Por dua t’ua rikujtojë popullit se unë isha për një marrëveshje tjetër “, ka thënë presidenti serb Vuçiç për mediat serbe.

Megjithatë Vuçiç në një formë ka vazhduar të mbrojë idenë e tij, duke thënë se pas 20 vitesh populli do ta vlerësojë atë.

Ai ka folur edhe rreth deklaratave të Komsiç, i cili ka thënë se Republika e Kosovës për Bosnjën është një shtet i pavarur./Kosova Post/

Related posts

Zaev: Ligji i gjuhëve është rrumbullakësim i Marrëveshjes së Ohrit

dritatv

Osmani: Kosova e Serbia të ndjekin shembullin e Maqedonisë

dritatv

Vuçiç e presidenti slloven Pahor kanë një porosi për Kosovën

dritatv

Leave a Comment