Dorëzohen edhe 10 padi ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit me seli në Gjakovë ka dorëzuar edhe 10 padi në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.

Shkëndie Hoda nga kjo Zyre tha se ka dorëzuar kontigjentin e dhjetë të padive ndaj kriminelëve serbë që kanë kryer krime gjatë luftës.

“Sot sollëm kontigjentin e 10-të të padive që familjarët e tyre kanë ngritur këto padi për krimet e luftës ndaj kriminelëve serbë. Ne jemi të entuziazmuar për punën që bëhet sepse kemi pritshmëri për këtë punë dhe ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në momentin e fundit kur të kryhen këto”, tha Hoda.

Hoda tha se ka pritshmëri të mëdha nga Prokuroria Speciale sepse sipas saj, po kryhet një punë e mirë. Ajo tha se ka ende lëndë të cilat do procedohen më tutje, raporton EO.

“Duhet të kemi kujdes çka flasim por puna po shkon shumë mirë. I kemi edhe 300 lëndë tjera jemi në procedurën e avokatit që do kryhet procedura penale dhe presim të kryhet”, tha ajo.

Ajo tha se në këto dokumentacione që u dorëzuan janë dëshmi të krimeve ku janë bashkëngjitur fotografi të kriminelëve dhe vendbanimet e tyre.

“Përvec dëshmisë së familjarit që reflektohet për rastin që ka parë e tjereve, ne paraqesim edhe dokumentin me fotografi, emrat e kriminelëve dhe ua kemi bashkëgjit fotografitë e tyre dhe vendbanimet ku jetojnë”.

“Janë dëshmi të ngjarjeve të vrasjeve ku është fotografu kufoma jo për të gjitha por janë shtëpi të djegura etj”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi