“Dorëhiqem si President”, lideri kazak largohet pas 3 dekadash

Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev ka lajmëruar dorëheqjen nëpërmjet mediave shkurt dhe prerë: “Kam vendosur të jap dorëheqjen” tha ai pa dhënë arsye konkrete.

Nursultan Nazarbayev konsiderohej si ndër figurat kryesore politike në vend dhe një person që kishte një pushtet të madh, thuajse absolut në vendin e tij. Lideri komunist 78 vjeç drejton vendin që nga viti 1990, kur republika kazake u shkëput nga ish-Bashkimi Sovjetik, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Nazarbayev ka “luftuar” për gati 30 vjet për të ruajtur pushtetin, për t’iu rezistuar kundërshtarëve politikë si dhe me kohën ka konsoliduar pushtet. Ish-udhëheqësi ka një raport të ngushtë me Moskën prej kohësh, kurse ka marrëdhënie të afërta edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi