Donald Lu surprizon sërish, ja ku shfaqet këtë herë

 

Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu i ka surprizuar të gjithë me foton e publikuar sot, pasi shfaqet sportiv dhe krejt ndryshe.

Me fanellë ku shihet edhe flamuri kuq e zi, atlete dhe pantallona të shkurta, Lu ka qenë i pranishëm gjatë ndeshjes së futbollit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila fitoi edhe Kampionatit Rajonal të futbollit të ambasadave.

Në një postim në ‘Facebook’ Ambasada tregon se skuadra e saj ka arritur të fitojë përball Malit të Zi dhe Maqedonisë.

“Urime skuadrës së futbollit të ambasadës amerikane në Tiranë për fitoren e Kampionatit Rajonal të futbollit të Ambasadave Amerikane 2018! Skuadra jonë mposhti skuadrën e Malit të Zi 2 me 0 dhe më pas fitoi me skuadrën e Maqedonisë 6 me 4 në ndeshjen finale. Ishte shumë bukur të kalonim kohë me kolegët tanë nga rajoni dhe të sillnim kupën në Shqipëri!”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi