Dokumenti/ Vdekja e paralajmëruar e kryekomisarit në Kavalishencë

Një nga viktimat e 26 nëntorit është edhe kryekomisari Bajram Hajdarmataj, i cili gjeti vdekjen në rrenojat e shtëpisë së pushimit numër 4 në Kavalishencë. 54-vjeçari ndodhej ne Durres duke iu nënshtruar një trajnimi. Por a ishte paralajmëruar rreziku për këtë godinë nga ana e inxhinierëve pas tërmetit të 21 shtatorit 2019? Mazhoranca e mohon.

“Godina e ministrisë së Brendshme nuk ka pasur dëmtime nga tërmeti i 21 shtatorit” shprehej Rovena Voda.

Por Ora News disponon një dokument të firmosur nga grupi i inspektimit prej 4 inxhinerësh, në të cilin thuhet qartë se “Hoteli i ri i Shtëpisë së Pushimeve në Durrës”, referuar godinës numër 4, nuk paraqet dëmtime në konstruksionin mbajtës të tij, por ai aktualisht është i pashfrytëzueshëm pasi copat e tullave dhe të suvave mund të shkëputen dhe të shkaktojnë aksidente në njerëz. Sipas këtij dokumenti, pas tërmetit të 21 shtatorit, objekti kishte nevojë për rikonstruksion të muraturës dhe ky alarm i ishte komunikuar edhe drejtorit të këtij institucioni.

Fatkeqësisht shqetësimi i grupit të inspektimit, që nuk u mor parasysh në kohë, i mori jetën kryekomisarit, pasi një pjesë e godinës u shemb për shkak të tërmetit të dytë në 26 Nëntor. Por në godinën numër 5, natën e 26 nëntorit kanë qënë edhe studentë të akademisë së policisë dhe trajnerë, që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.

Për shkak të kësaj situatë dhe pikëpyetjeve të ngritura për këtë rast PD ka kërkuar informacion zyrtar qeverisë shqiptare, lidhur me verifikimet e kryera në Godinën Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Kavalishenca të Durrësit, e cila u shkatërrua në tërmetin e datës 26 Nëntorit ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmetaj./ OraNews 

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Presidenti dhe kryeministri në garë politike për dominim

Kosova është Republikë parlamentare dhe pushtetet janë të ndara sipas Kushtetutës së vendit, por përzierja e kompetencave ekzekutive dhe rivaliteti i pushteteve tashmë janë...

Nga tërheqja e blloqeve tek marrja e shërbimeve, si duhet të veprojnë bizneset pas mbylljes së sporteleve të Tatimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se prej datës 17 mars, e deri në një njoftim të dytë, shërbimet e Administratës Tatimore nuk do...

SHBA, rrëzohet një helikopter

  Së paku një person ka humbur jetën gjatë rrëzimit të mbrëmshëm të helikopterit në shtetin federal amerikan Wisconsin. Zyrtarët policorë njoftuan se helikopteri gjatë fluturimit...

Së fundi

Ministri i Jashtëm i Kroacisë: Vuçiqi në linjë të politikës së Millosheviqit për Serbinë e Madhe

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Arleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se “Operacioni Stuhia”...

​Bie numri i rasteve me kancer në Kosovë, shkak pandemia

Në shtatë mujorin e parë të këtij viti kishte një ulje për rreth 15 përqind të rasteve të reja me kancer në Kosovës. Shkaktarë i...

Sekuestrohen mbi 30 mijë euro dhe një automjet në Kakavijë, nën hetim dy grekë, një italian dhe një shqiptar

Policia Kufitare e Kakavijës parandaloi dhe goditi dy raste të tentativës për transfertë të paligjshme të parave, 1 rast të trafikimit të mjeteve motorike...