Dogana: 370 milionë euro, vlera e mallrave të liruara nga taksat për prodhues

Bazuar në politikat fiskale në vitin 2019 vlera e mallrave që janë importuar me zero taksa në import për prodhuesit kosovarë në vitin 2019 ka qenë 370 milion euro, apo 10.5% e totalit të vlerës së importit në 2019.

Ndikimi në taksat në import që i referohen mallrave të liruara për prodhuese përgjatë vitit 2019 është rreth 81.5 milionë euro , që paraqet një rritje prej rreth 9.7 % krahasuar me vitin paraprak 2018, njofton Klan Kosova.

“Nga kjo shumë prej 81.5 mil€, ndikimi në taksën doganore ka qenë 9 mil€, 11.5 milionë euro në taksën e akcizës dhe 61 milionë euro në TVSH. Sa i përket MSA-se duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 64 milionë apo rreth 47 % më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit paraprak 2018”, thuhet në deklaratën e doganës.

“Gjithashtu ndikim në të hyra ka pasur edhe marrëveshja e tregtisë se lirë me Turqinë që ka hyrë në fuqi më 1 shtator 2019 , ku efekti në të hyra në import nga kjo marrëveshje për katër muaj ishte në vlerë 2.5 milionë euro. Totali i lirimeve për prodhues, ndikimi i MSA-së dhe MTL me Turqinë për vitin 2019 kanë pasur efekt 148 milionë euro në taksat importuese”.

“Shpresojmë se ndikimi i këtyre politikave fiskale, MSA-se, Marrëveshjes se Tregtisë së Lirë, ka pasur efektin e vet pozitiv në ekonominë kosovare, për prodhuesit kosovar në ngritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese, në zëvendësimin e produkteve në import dhe rritjen e eksporteve të produkteve kosovare drejtë vendeve tjera”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Duart tuaja ndryshojnë ngjyrë nga i ftohti? Mund të jetë shenjë e një sëmundjeje të rëndë

Nëse dalim jashtë në dimër pa dorashka, me siguri do t’i shohim gishtat tanë të bardhë. Ky...

Forcat turke shkatërruan pozita të PKK-së në veri të Irakut

Forcat turke në veri të Irakut kanë shkatërruar pozita të organizatës terroriste PKK. Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë në rrjetet sociale bëri të...

Salah nuk e përshëndet, Ramos e provokon (Video)

Shorti i një dite më parë për fazën e grupeve të Championsit, i hedhur në Montekarlo, pati edhe disa momente të tensionuara. Përveç polemikave për...

Së fundi

Samsung rikthehet me tre modele të reja. Ja për çfarë bëhet fjalë

Samsung rikthehet në tregun britanik me tre modele të reja të laptopëve. Samsung ka munguar në tregun e laptopëve në Mbretërinë e Bashkuar për...

Gjeni 3 zgjidhjet e këtij ushtrimi matematikor duke lëvizur vetëm një fije shkrepse

Nëse jeni një fans i vërtetë i enigmës, kjo foto do vërë në punë trurin dhe imagjinatën tuaj. Kushtojini vëmendjen detajeve të vogla dhe...

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe shkon në 39 045 persona

Qeveria britanike ka njoftuar se 111 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend. Kështu, zyrtarisht numri total i viktimave...