Dodik ankohet: Bota “mbron shqiptarët dhe degradon serbët”

Presidenti Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, ka akuzuar botën e jashtme, dhe ShBA-të, për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës dhe degradimin e serbëve në Bosnje dhe në vende të tjera.

Kreu serb boshnjak, Milorad Dodik e përshkroi Kosovën si një çështje për të gjithë serbët dhe tha se çështja e entitetit me shumicë serbe të Bosnjës, Republika Srpska, duhet të diskutohet së bashku me çështjen rreth Kosovës.

“Brukseli po ushtron presion vetëm ndaj serbëve, gjë që po e bën bashkësia ndërkombëtare në Bosnje, kur është fjala për Republika Srpska”, tha Dodik për N1 TV në një intervistë të publikuar të mërkurën.

Dodik këmbënguli që si president i Republikës Srpska, ai e kishte respektuar marrëveshjen e paqes të Dejtonit në Bosnjë dhe fajësoi komunitetin ndërkombëtar për një situatë të komplikuar si në Bosnje dhe Kosovë.

“Ne [serbët] ishim naivë dhe kishim besim te komuniteti ndërkombëtar, por çdo herë që shihnim se ata mendojnë për ne si më pak të denjë se të tjerët … atje [në Kosovë], ata mbrojnë shqiptarët dhe këtu [në Bosnje] i degradojnë serbët”, tha Dodik.

“Situata me Kosovën nuk është e zgjidhur, padyshim, dhe është një çështje e Serbisë por gjithashtu është diçka që ka të bëjë me serbët pavarësisht se ku jetojnë”, tha Dodik.

Dodik tha se Kosova, ashtu si Bosnja, janë shembuj të shteteve të dështuara dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të respektojë interesat kombëtare të serbëve.

Dodik tha gjithashtu se ai nuk ishte një separatist dhe akuzoi ShBA-në për përdorimin e raporteve të rreme për ta vënë atë në listën e zezë në janar të vitit 2017.

“Unë nuk e shoh atë si një listë të zezë, është një trillim për atë që unë po e pengoj Dejtonin .. është ShBA që nuk e respekton atë”, përfundoi Dodik./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi