Dobitë e vajit të kanellës

Kanella është një ndër erëzat më të njohura në botë dhe vlerësohet lart, shkaku i vetive të saj që i ofron. Përdoret në përgatitjen e pijeve dhe ëmbëlsirave.

Por, mund të përdoret edhe si përbërësi kryesor në përgatitjen e shumë ilaçeve natyrale. Ka shumë përdorime nga jashtë dhe nga brenda kur përdoret, sepse është e pasur me antioksidues dhe përbërës antibakterialë.

Mund të konsumohet në formë të çajit dhe pijeve të tjera, por edhe përmes vajit terapeutik. Ky vaj është i përsosur për zbutjen e problemeve të lëkurës, sëmundjeve dhe forcimin e sistemit imun.

Si ta përgatisni vajin e kanellës?

Ky vaj shërues është i thjeshtë e mund ta përdorni edhe nëse nuk keni probleme shëndetësore.

Përbërësit:

12 shkopinj kanelle

1 gotë vaj ulliri (200 ml)

1 kavanoz prej qelqit

Mënyra e përgatitjes:

Shkopinjtë e kanellës i vendosni në kavanoz prej qelqit dhe sipër e derdhni vajin e ullirit derisa të mbulohen shkopnjtë. E mbyllni kavanozin dhe e lini në vend të ngrohtë. Le të qëndrojë dy deri tri javë. Përzieni çdo ditë.

Pas tre javësh, ndajeni vajin dhe procedojeni përmes garzës.

Në fund, vajin e fituar të kanellës e hidhni në një shishe të errët dhe e ruani në vend të ftohtë.

Vetitë shëruese të vajit të kanellës:

Parandalon ftohjet

Përdorimi dhe konsumimi i vajit të kanellës është i thjeshtë, ngadalëson simptomat e mërzitshme të gripit dhe të ftohjes. Pos kësaj, përbërësit e kanellës hapin rrugët e frymëmarrjes, qetësojnë dhe lehtësojnë heqjen e viruseve dhe baktereve.

Kundër diabetit

Është dëshmuar se kanella është një nga erëzat më të mira në kontrollimin e sheqerit në gjak. Nëse shtoni dy apo tri pika të këtij vaji në ushqimin e përditshëm, mund të përparoni në shërimin nga diabeti.

Zbut artritin

Pacientët me artrit dhe sëmundje të tjera të eshtrave mund të ndiejnë lehtësim kur përdorin vajin e kanellës. Vaji i kanellës stimulon qarkullimin e gjakut dhe pakëson inflamacionet, qetëson dhimbjet dhe lehtëson lëvizjet.

Vaji i kanellës lufton infeksionet e lëkurës

Kanella lehtë absorbohet përmes poreve të lëkurës. Pasi ndikon si antibakterial, përdoret për pakësimin e të gjitha llojeve të infeksioneve në lëkurë. Është ideal për psoriazë edhe për çrregullimet e tjera, që ndikojnë në shëndetin e lëkurës.

Pakëson lodhjen

Masazhi me vajin e kanellës ndihmon në zbutjen e simptomave të lodhjes trupore dhe mendore. Përbërësit e tij përmirësojnë qarkullimin e gjakut./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi