“Do u mbushim mendjen skeptikëve”, Ndreu shpalos synimet për Lezhën

Fituesi i zgjedhjeve në bashkinë e Lezhës me 30 qershor, Pjerin Ndreu i pranishëm në rubrikën “Opinion” në News 24 tha se do të betohet në krye të bashkisë me 14 gusht.

Sipas tij, përmes punës, qytetarëve dhe skeptikëve lezhjanë do t’u mbushet mendja se çfarë kanë humbur deri tani duke mos votuar alternativën e Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, Ndreu pohoi se bashkia e Lezhës do të ketë një strukturë të re, me djem dhe vajza të shkolluar, të cilët do u shërbejnë qytetarëve në çdo kohë.

“Kemi përcaktuar datën 14 gusht, pasi në 10 gusht është betuar kreu paraardhës. Kjo datë erdhi natyrshëm. Në Lezhë ka shkuar mirë i gjithë procesi dhe është i vetmi vend që nuk ka patur incidente. Ajo që duhet thënë është fakti se këto zgjedhje ishin të veçanta dhe njëherësh të vështira. Unë do të dëshiroja që të kishim garë dhe përplasje alternativash. Ne do t’u mbushim mendjen edhe skeptikëve se çfarë kanë humbur duke mos na votuar ne. Bashkia do të këtë një strukturë të re, do të ketë djem dhe vajza të shkolluar”-tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi