“Do të ishte mirë të përmirësohen marrëdhëniet me Turqinë”

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se marrëdhëniet e shtetit të tij me Turqinë janë ende “të ftohta”.

Rutte në një intervistë për gazetën “De Telegraaf” foli për marrëdhëniet Turqi-Holandë.

“Mendoj se do të ishte mirë të përmirësohen marrëdhëniet. Turqia është anëtare e NATO-s. Pra, ato që ndodhën nuk ishin një teatër”, tha ai.

Ai tha se në Samitin G20 të mbajtur në Hamburg kanë qëndruar në të njëjtën tavolinë me presidentin Recep Tayyip Erdoğan por që nuk kanë kontaktuar.

Rutte thotë se kishin marrëdhënie në nivel ministrash.

Qeveria e Holandës pengoi vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe ministres së Familjes dhe Politikave Sociale, Fatma Betül Sayan Kaya të cilat duhej të realizoheshin në muajin mars të këtij viti me qëllim për takim me komunitetin turk në Holandë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi