Djali i gazetarit saudit fal vrasësit e babait të tij

Djali i Jamal Khashoggit, gazetarit saudit, i cili u vra brenda një konsullate saudite në vitin 2018, ka thënë se ai dhe vëllezërit e tij i kanë falur vrasësit e babait të tij.

Përmes një postimi në Twitter më 22 maj, Salah Khashoggi tha se familja e tij po i falte përgjegjësit për vdekjen e babait të tij. Falja, sipas tij, bëhet si pjesë e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit. Jamal Khashoggi, një kritik i qeverisë saudite, u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018.

Ai ishte analist i gazetës amerikane Washington Post. Zyrtarët sauditë kishin thënë se vdekja e tij ishte rezultat i një “operacioni mashtrues” dhe nuk ishte organizuar nga shteti. Por, autoritetet më vonë ndryshuan deklarimin e tyre dhe thanë që Khashoggi ishte vrarë në një operacion të fshehtë nga një ekip që kishte shkuar ta rrëmbente atë dhe ta sillte në Arabinë Saudite.

Dhjetorin e kaluar, një gjykatë saudite dënoi me vdekje pesë persona, për rolin e tyre në vrasjen e tij. Megjithatë, një hetues i posaçëm i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për një hetim të pavarur të rastit.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Albin Kurti: Nuk ka ndarje, ka dorëheqje nga Vetëvendosja

Kryetari i ri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk sheh ndarje në partinë e tij. Në konferencën e parë pas zgjedhjes kryetar, Kurti ka thënë se...

Nuk justifikonte duplexin dhe motorin e bashkëshortit, shkarkohet gjyqtarja Marsela Balili

Gjyqtarja Marsela Balili, e caktuar përkohësisht si pjesë e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e...

“YPG/PKK vret fëmijë edhe gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit”

"Organizata e neveritshme terroriste PKK/YPG, masakroi civilë të pafajshëm, përfshirë fëmijë madje edhe në këtë ditë të shenjtë të Ramazanit", shkroi Çavuşoğlu në Twitter. Të...

Së fundi

Studimi i fundit: Imuniteti ndaj koronavirusëve mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj

Imuniteti ndaj riinfektimit nga coronaviruset njerëzore mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj, sipas një studimi të Universitetit të Amsterdamit. Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, me këtë,...

4 mijë e 29 të vdekur nga Covid-19 në Suedi, 90% e viktimave mbi 70 vjeç

Suedia, e cila ka luftuar me një qasje më të butë ndaj pandemisë sesa vendet e tjera, njoftoi sot se mbi 4.000 njerëz kanë...

Kina kërcënon Shtetet e Bashkuara për Hong Kongun

Kina kërcënoi të hënën se do të ndërmarrë kundërmasa ndaj Shteteve të Bashkuara nëse ndëshkohet për planet për të vendosur një ligj të ri...