Dita e Verës, hapet panairi tregtar në Elbasan

Ka hapur siparin në Elbasan panairi i 21 tregtar i Ditës së Verës. Ashtu si çdo vit ky panair u çel në ambientet e Pallatit të Sportit ndërsa prezantohen rreth 50 biznese.

Panairi tregtar organizohet nga Dhoma e Tregtisë në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit.

“U bënë 21 vjet jetë e këtij panairi, çdo Dite Vere. Sot këtu janë 50 firma, bashkë me panairin e librit bëhen gati 100 firma. Na ngelet shumë për të bërë në rritjen e cilësisë së këtyre vepritmarive, të cilësisë së biznesit, pasi kthehet në shitje dhe fitim për pronarin, po dhe punësim për qytetarët”, tha Qazim Sejdini, kryetar i Bashkisë Elbasan.

“Unë shpresoj që cilësia, gjithçka të jetë në rritje, dhe që vit pas viti qytetarët ta ndjejnë që përballë kanë një produkt akoma më cilësor”, thotë Veli Kazazi, kryetar i Dhomës së Tregtisë.

Ka nga ato biznese që marrin pjesë për herë të parë në panairin e Ditës së Verës, por ka edhe të tjerë që për 20 vite nuk i janë ndarë atij.

Në Elbasan është çelur gjithashtu Panairi i Librit i cili organizohet për të dytin vit, ndërsa aktivitetet kulmojnë me koncertin e madh të Natës së Verës i cili mbledh në qendër të Elbasanit mijëra njerëz për të pritur së bashku stinën e ngrohtë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi