SHQIPERIA

Dita e të drejtave të Njeriut, Nishani: Ligji i pronave bën me turp autoritetet e drejtësisë shqiptare

Spread the love

Në ditën botërore të lirive dhe të drejtave themelore të njeirut, përmes një postimi në FB, ish-Presidenti Bujar Nishani i ka dhënë vëmendje të veçantë të drejtës së pronës.

Teksa e nis me një shprehje nga Eleonor Roosvelt, Nishani shkruan se në Shqipëri e drejta e pronës është e dhnunuar, duke e konsideruar atë një skandal të përmasave të mëdha që nuk do mund të harrohet lehtë.

Postimi i plotë i Nishanit

“Where, after all, do universal human rights begin? In small places, close to home — so close and so small that they cannot be seen on any maps of the world. […] Unless these rights have meaning there, they have little meaning anyëhere. Without concerted citizen action to uphold them close to home, ëe shall look in vain for progress in the larger world.” Eleanor Roosevelt

Sot në ditën botërore të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, Shqipëria ka bërë shumë hapa pas, për fat të keq !

Një prej këtyre të drejtave tashmë të dhunuara është ajo e pronës, duke e zëvendësuar atë nga një e drejtë themelore e garantuar me ligj, me një mekanizëm shtetëror që shkel parimin e sigurisë juridike, parimin e barazisë ligjore, mosdiskriminimit si dhe të drejtat e pronës, duke dhunuar kështu nenin 6/1 të Konventës dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës të Këshillit të Evropës.

E drejta e pronës në Shqipëri tani gjykohet sipas një ligji, vlerësimi për të cilin nga Komisioni i Venecias është bërë mbi një version të falsifikuar, dërguar nga institucionet e Shtetit Shqiptar. Ky skandal i përmasave të mëdha nuk do mund të harrohet lehtë. Por ai bën me turp autoritetet më të larta të drejtësisë shqiptare dhe komprometon seriozitetin e individëve të përfshirë në opinionin e Venecias.

Related posts

Punime në shtëpi? Nga dyert tek panelet, ja ç’duhet të bëni që mos ta pësoni nga ligji

dritatv

Thatësira vonon mbjelljet. Në Myzeqe, fermerët presin të bjerë shi

dritatv

Balla u përgjigjet akuzave të PD: E njoh Edmond Begon, çështja do sqarohet

dritatv

Leave a Comment