Dimri i zë në çadër! Bulqizë, shtëpinë e familjes në skamje e dëmtoi tërmeti

Drita Keta dhe familja e saj jetojnë në Sopot të Zeqanit, në zonën e Bulqizës. Shtëpia e tyre u shkund dhe dëmtua rëndë nga tërmeti.

Gruaja duhet të kujdeset për gjithçka, edhe për burrin invalid.

Bashkim Keta, kryefamiljari, është invalid dhe lëviz vetëm me ndihmën e gruas. Ai s’ka mundësi të vendosë një gur për të ndërtuar shtëpinë e tij.

Familja Keta, në Bulqizë, po hyn në “zemër” të dimrit brenda vetëm një çadre. Bashkia nuk po e ndihmon, e për këtë arsye, kjo familje në skamje bën thirrje për ndihmë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi