Diçka e mirë po ndodhë në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë unifikon çmimet e barnave (Foto)

Sot në Prishtinë u nënshkrua Udhëzimi Administrativ për rregullimin  dhe unifikimin e çmimit të barnave në nivel vendi.

Në këtë ceremoni  të pranishëm ishin edhe kreyeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili  pas nënshkrimit të Udhëzimit Administrativ, tha se bizneset farmaceutike dhe qytetarët më në fund  do të kenë çmime të unifikuara të barnave sikur edhe ky veprim do të parandalojë edhe kontrabandimin e barnave.

Sipas tij, ky udhëzim do të mbrojë miliona euro që janë abuzuar tash e 20 vite.

“Sot është një krenari e dyfishtë të jemi këtu, të cilën e kemi prit dy vite ne radhë.  Ka qenë më se e nevojshme që Kosova të bëjë diçka në mbrojtje të qytetarëve dhe evitimin e abuzimeve milionëshe. Kosova  dhe Bjellorusia, kanë qenë vendet ku çmimet e barnave nuk kanë qenë të unifikuara, por nga këto momente Kosova do të ketë tregun e barnave me çmime të unifikuara. Shteti do të krijojë një degë kundër barnave të kontrabanduara, kundër korrupsionit, nuk do të lejoj që barnat që të kenë çmime më të shtrenjta se sa që e kanë vlerën e reale. Kjo do të mbroj miliona euro të cilat janë abuzuar ndër vite. Kjo është kërkesë e farmaceutikëve por edhe qytetarëve tanë”, tha ministri Ismaili.

Sipas tij, tani me këtë udhëzim, xhepi i qytetarëve nevojtarë nuk do të rëndohet nga barnat e shtrenjëta.

“Çmimet e barnave do të jenë me çmim të njëjtë me vlerën reale që kanë barnat. Qytetarët do të kenë mundësi të blej barna atëherë kur kanë nevojë , por xhepi i tyre nuk do të rëndohet shumë. Udhëzimi është i bërë në standarde evropiane, mbron xhepin e qytetarëve me një sistem unik”, ka thënë ministri Ismaili.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi