Diçka e mirë po ndodhë në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë unifikon çmimet e barnave (Foto)

Sot në Prishtinë u nënshkrua Udhëzimi Administrativ për rregullimin  dhe unifikimin e çmimit të barnave në nivel vendi.

Në këtë ceremoni  të pranishëm ishin edhe kreyeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili  pas nënshkrimit të Udhëzimit Administrativ, tha se bizneset farmaceutike dhe qytetarët më në fund  do të kenë çmime të unifikuara të barnave sikur edhe ky veprim do të parandalojë edhe kontrabandimin e barnave.

Sipas tij, ky udhëzim do të mbrojë miliona euro që janë abuzuar tash e 20 vite.

“Sot është një krenari e dyfishtë të jemi këtu, të cilën e kemi prit dy vite ne radhë.  Ka qenë më se e nevojshme që Kosova të bëjë diçka në mbrojtje të qytetarëve dhe evitimin e abuzimeve milionëshe. Kosova  dhe Bjellorusia, kanë qenë vendet ku çmimet e barnave nuk kanë qenë të unifikuara, por nga këto momente Kosova do të ketë tregun e barnave me çmime të unifikuara. Shteti do të krijojë një degë kundër barnave të kontrabanduara, kundër korrupsionit, nuk do të lejoj që barnat që të kenë çmime më të shtrenjta se sa që e kanë vlerën e reale. Kjo do të mbroj miliona euro të cilat janë abuzuar ndër vite. Kjo është kërkesë e farmaceutikëve por edhe qytetarëve tanë”, tha ministri Ismaili.

Sipas tij, tani me këtë udhëzim, xhepi i qytetarëve nevojtarë nuk do të rëndohet nga barnat e shtrenjëta.

“Çmimet e barnave do të jenë me çmim të njëjtë me vlerën reale që kanë barnat. Qytetarët do të kenë mundësi të blej barna atëherë kur kanë nevojë , por xhepi i tyre nuk do të rëndohet shumë. Udhëzimi është i bërë në standarde evropiane, mbron xhepin e qytetarëve me një sistem unik”, ka thënë ministri Ismaili.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Macron: Rikonfirmojmë besnikërinë ndaj sigurisë së Turqisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ripërsëriti besnikërinë e vendit të tij ndaj sigurisë së Turqisë. Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Pallati Elysee, Macron...

Pagat e deputetëve i kushtojnë buxhetit rreth 180 mijë euro në muaj

Pagat e deputetëve të legjislaturës së re, për një muaj i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 180...

Zbardhet skenari i PD, Pampuri: Ja ç’do bëjnë kryebashkiakët tanë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka deklaruar në rubrikën “Opinion”, në News24, se opozita do të vijojë gjatë gjithë verës aksionin kundër qeverisë...

Së fundi

Lajme dt: 06/07/2020

https://youtu.be/r_mKEqImrIc DRITA TV LAJME 6 7 2020 EDICIONI 1 Katër ditë pas ngjarjes tragjike, forcat zjarrfikëse janë rikthyer në shtëpinë e familjes Josifi! Trendi i shtuar i...

Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri. Sipas mediave vendase,...

Ushtria gjermane trajnon qentë për identifikimin e të prekurve me COVID-19

Ushtria gjermane trajnon qentë për të identifikuar njerëzit që janë të prekur me koronavirusin e ri (COVID-19). Në një deklaratë nga forcat e armatosura gjermane,...