Diaspora vazhdon ta mbajë “gjallë” Kosovën: ja sa para dërgoi më 2017

Diaspora vazhdon të mbajë “gjallë” kosovarët pasi falë miliona eurove që dërgojnë çdo vit, bëjnë që familjarët e tyre të mos e ndiejnë edhe aq shumë varfërinë.

Dërgesat kryesisht paraqesin burime që sigurojnë gjendje stabile sociale dhe këto para kryesisht shkojnë në konsum të familjeve dhe shumë pak për investime në biznes.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), remitencat nga diaspora brenda një viti shkojnë afër 800 milionë euro.

“Remitencat e pranuara në Kosovë gjatë vitit 2017 shënuan vlerën prej 759.3 milionë euro, kurse në vitin 2016 u dërguan 691 milionë euro. Në dy muajt e parë të vitit 2018 janë dërguar 108.3 milionë euro”, thuhet në buletinin mujor statistikor të BQK-së.

Dërgesat e diasporës, sipas kanaleve të dërgimit më së shumti dërgohen nga agjencitë për transferim të parave, ndjekur nga kanalet e tjera të dërgimit dhe bankat. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi