Diaolog me opozitën? Rama: Gati për tryezë, ja çfarë s’negociojmë

Kryeministri Edi Rama deklaron se është i gatshëm të ulet në tryezën e dialogut me opozitën. Deklarata kreu i qeverisë e bëri në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS, ndërsa theksoi se maxhoranca që ai drejton mbetet e gatshme për një tryezë dialogu, me opozitën në parlament e atë jashtë saj, të cilën këtë herë u tregua i kujdesshëm të mos e etiketojë sikundër ka bërë shpesh, opozita rrugore.

Megjithatë, Rama theksoi se nuk ka asgjë për të diskutuar me askënd sa i përket kushtetutës, e mandatit qeverisë.

“Kemi bërë një diskutim lidhur me strategjinë sepse jemi një organizatë që funksionojmë në bazë strategjie, pastaj hap pas hapi vijnë edhe lëvizjet taktike. Kemi dakordësuar të gjithë që është shumë e rëndësishme të ngremë në një nivel të ri dialogun me qytetarët, sipërmarrjen me njerëzit e zakonshëm në cdo sektor, pavarësisht bindjeve dhe përkatësive politike. Dialogun e brendshëm në parti, që do të nisë intensivisht, dialogun me opozitën parlamanetare dhe atë jashtë parlamentare. Jemi abosolutisht të disponueshëm për t’u ulur në tryezë me të gjithë, për të diskutuar për sfidat e vendit, dhe për c’ka është e rëndësishme në funksion të rregullave të lojës.

Sa i përket kushtetutës, ligjshmërisë dhe mandatit tonë qeverisës nuk i kemi për diskutim me askënd, sepse lidhen me detyrimet tona. Kemi detyrim të forcojnë kulturën e ligjit dhe jemi shumicë që kemi detyrimin të mbajmë me nder e dinjitet një mandat për të qeverisur deri në 2021” u shpreh Rama.

Kryesocialisti sqaroi më tej edhe arsyet e organizimit të ndarjes së re të koordinatorëve të PS në qarqe.

“Filozofia ime dhe e jona ka qënë e mbetet mos flemë mbi dafina cdo fitore, sic ishte edhe 30 qershori, nuk është arsye për të mbyllur sytë para problemeve apo për të ulur ritmin. Po është arsye për të gjetur pikat e dobëta dhe për t’u forcuar më tej. Asnjëherë unë nuk kënaqem me asnjë rezultat, ka gjithnjë vend për të bërë më shumë. PS kërkon gjithmonë të vetëpërmirësohet ndaj është kjo arsyeja që PS fiton gjithmonë.

Në tre rajonet ne kemi ngritur tre këshilla me praninë e tre drejtuesve të këtyre këshillave, me praninë e kryetarëve të bashkive dhe të PS të cdo bashkie, në këto tryeza do diskutohet në mënyrë të përmuajshme për problematike që lidhen me domosdomërinë për ta ngritur në një nivel tjetër trajtimin e burimeve njerëzore. Kemi bërë të qartë se aty ku deri dje ka qeverisur e djathta nuk do ketë asnjë qasje triumfaliste, nuk do preket asnjë punonjëse dhe për cdo lëvizje do jepen argumenta të qëndrueshëm” përfundoi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi