“Dhurimi i Lartësirave të Golanit nga Trumpi forcoi tendencën e aneksimit”

Drejtuesi i fushatës “The Electronic Intifada”, Asa Winstanley që bën publikime dhe përpjekje për Palestinën nëpërmjet internetit tha se “dhurimi” i Lartësirave të Golanit për Izraelin nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka nxitur tendencën e aneksimit në Izrael.

Winstanley në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) në panelin palestinez të Organizatës Arabe për të Drejtat e Njeriut (AOHR) në Londër tha se “do të shohim forcim të tendencës së aneksimit në Izrael pas vendimit të fundit të Trumpit”.

Në vlerësimin e tij në lidhje me deklaratën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të përfshirë në territoret izraelite venbanimet e paligjshme hebreje që ndodhen në Bregun Perëndimor të pushtuar në rast se ai do të fitonte zgjedhjet dhe nëse do të rizgjidhej për kryeministër, Winstanley thotë se kjo është produkt i tendencës së aneksimit që vërehet tek partitë politike në Izrael.

“Unë mendoj se do të shohim forcim të tendencës së aneksimit në Izrael pas dhuratës që Trumpi bëri duke njohur si të ashtuquajtur territor të Izraelit, Lartësirat e Golanit që janë të Sirisë. Në tërësi, aneksimi i Bregut Perëndimor nga Izraeli ra në kundërshtim me lëvizjen sioniste. Ata duan numrin minimal të arabëve dhe tokë në madhësinë maksimale. Në Bregun Perëndimor ka miliona palestinezë. Sionistët nuk duan t’u japin atyre të drejtën për barazi dhe zgjedhje. Por, gjërat po lëvizin në mënyrë të pashmangshme në këtë drejtim”, thekson Winstanley.

– “Palestinezët nuk do të japin më shumë tokë”

Kryetarja e Sindikatës së Arsimit Kombëtar të Britanisë së Madhe (NUT) Kiri Tunks tha se palestinezët nuk do të pranojnë kurrë një aneksim nga pala e Izraelit.

“Palestinezët nuk do të japin më shumë tokë, ata do të qëndrojnë në unitet për të rimarrë territoret e pushtuara që duhet të kenë, sipas rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB)”, tha Tunks për të vijuar më tej se “(Premtimi i Netanyahut) Kjo nuk do të funksionojë. Ajo që duhet të bëjnë izraelitët është të ulen me palestinezët në tryezën e bisedimeve dhe të arrijnë një zgjidhje kuptimplote”.

– “Vendi i vetëm që i mban fëmijët në një burg ushtarak”

Hulumtuesja e AOHR, Hannah Phillips ka vënë në dukje se fjalët e Netanyahut për Bregun Perëndimor janë shqetësuese dhe ka potencuar se “Është e rëndësisë jetike që komuniteti ndërkombëtar të dërgojë një mesazh të fortë se pushtimi i territoreve palestineze duhet të përfundojë dhe se palestinezët në vend duhet të kenë të gjitha të drejtat e tyre”.

Në fjalën e saj Phillips ka bërë të ditur se përveç okupimit në Palestinë, problem i madh janë edhe të burgosurit palestinezë në Izrael, të cilët përballen me tortura dhe keqtrajtime.

Gjithashtu Philips duke tërhequr vëmendjen se Izraeli është i vetmi vend në botë që i mban fëmijët në burgjet ushtarake ajo tha se në burgjet izraelite aktualisht ndodhen më shumë se 250 fëmijë.

“Në Izrael ka rreth 6.000 të burgosur palestinezë ku më shumë se 4 prej këtyre gjykohen në gjykata ushtarake”, tha Philips duke shtuar se qindra palestinezë të sëmurë rëndë në burgjet izraelite mbahen të privuar nga trajtimi mjekësor për të cilin kanë nevojë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi