Dhoma e Avokatëve të Kosovës kërkon që Projektligji i Punës t’i kthehet Qeverisë

Dhoma e avokatëve të Kosovës, në tryezën e organizur sot diskutoi për “Projektligjin e Punës, përparësitë dhe mangësitë”, me ç’rast u shpalosen një vrag mangësish që lidhen me të drejtat e punëtorëve me theks në sektorin privat.

Me këtë rast avokati Florin Lata, paraqiti një përmbledhje të përparësive dhe mangësive të këtij projekt ligji, i cili sipas tij është më i avancuar se ligji aktual, por ka mangësi të shumta si dhe formulime të pakuptimta në nene të caktuara.

Ai tha se para se të shkoj projektligji për miratim në Kuvend duhet të përmirësohet.

Në këtë tryezë diskutimi u fokusua tek marrëdhënia punëdhënës dhe punëmarrës, me theks të veçantë, u diskutua për kontratat e punës në sektorin privat, drejtë që i është mohuar punëmarrësve.

“Punëdhënësit kanë abuzuar me kontratat e punës, edhe pse kanë pasur obligim për kontrata të punës me ju bërë punëtorëve ata këtë nuk e kanë zbatuar. Me ligjin e ri pa marrë parasysh a ka kontratë të shkruar apo jo të punës ligji i punës zbatohet njejtë”, tha Lata

Pjesëmarrësit e shohin shqetësuese faktin se me Projektligjin e punës, mundësia e ripërtritjes së kontratës për dy herë nga 3 vjet dhe pastaj ose punëdhënsi duhet ta largoj prej punës punëtorinë ose duhet të bej kontratë të përhershme.

Sipas avokatit Lata risi pozitive është edhe shkëputja e kontratës në rast pensionimi të mësimdhënësve , ai del në pension në ditën e fundit të vitit shkollor.

Në fund propiozimi i Odës së Avokatëve të Kosovës është që ligji ti kthehet Qeverisë për përmirësim, premtuar se mbështetjen e tyre profesionale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi