Dhjetëra shkolla palestineze nën kërcënimin e rrënimit nga Izraeli

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se të paktën 45 shkolla në Palestinë po përballen me kërcënimin e rrënimit nga autoritetet izraelite.

Në një deklaratë, koordinatori i OCHA-së për territoret e okupuara palestineze, Roberto Valent, vuri në dukje se një shkollë palestineze në Kudsin Lindor u shkatërrua nga ushtarët izraelitë dhe theksoi se “rrënimi u krye për shkak të mungesës së lejeve të lëshuara nga Izraeli të cilat pothuajse janë të pamundura për t’u marrë”.

“Ashtu si në Abu Nuwar, qindra fëmijë që janë pjesë e të paktën një nga 45 shkollat në Bregun Perëndimor (37 në Zonën C dhe 8 në Kudsin Lindor), pas urdhrit për shembje janë duke jetuar me spektrin gjithnjë të pranishëm të rrënimit të shkollave, duke kërcënuar qasjen e tyre në edukim”, tha Valent.

Sipas deklaratës, ushtarët izraelitë shkatërruan dy klasa që shërbenim për 26 fëmijë palestinezë në komunitetin beduin dhe të refugjatëve të Abu Nuwar-it, që ndodhen në Zonën C në periferi të Kudsit. Edukimi i fëmijëve në shkollë u financua nga Bashkimi Evropian, që theksoi se shkatërrimi ndodhi pa leje.

“Abu Nuwar është një nga komunitetet më të prekshme që kanë nevojë për ndihmë humanitare në Bregun Perëndimor të okupuar. Kushtet me të cilat përballen, poashtu përfaqësojnë ato të shumë komuniteteve palestineze, ku një kombinim i politikave dhe praktikave izraelite, duke përfshirë rrënimin dhe aksesin e kufizuar për shërbimet themelore të tilla si arsimi, kanë krijuar mjedis shtrëngues që shkel të drejtat e njeriut të banorëve. Që nga shkurti i vitit 2016, ky është rrënimi i gjashtë në Abu Nuwar nga autoritetet izraelite”, tha Valent.

Marrëveshja e vitit 1995 midis Izraelit dhe Palestinës ka ndarë Bregun Perëndimor në zonat A, B dhe C. Autoriteti administrativ dhe i sigurisë i zonës A iu dha Palestinës, ndërsa administrata e zonës B iu dha Palestinës dhe siguria Izraelit. Në zonën C, administrata dhe siguria së bashku iu dhanë Izraelit.

Komuniteti 700 banorësh beduin i Abu Nuwar-it, të cilët janë në zonën C, refuzuan të largohen nga fshatrat e tyre, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme dhe presioneve nga autoritetet izraelite./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi