Dhjetëra kolonë hebrenj futen në Al-Aksa të shoqëruar nga policia izraelite



Dhjetëra kolonë hebrenj fanatikë u futën në kompleksin e shenjtë Mesxhid Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

“Rreth 154 kolonë hebrenj kanë hyrë në kompleks”, tha në një deklaratë Autoriteti i Vakëfeve Fetare të Kudsit, organ i drejtuar nga Jordania që është përgjegjës për mbikëqyrjen e vendeve të shenjta muslimane dhe të krishtere të qytetit.

Sipas deklaratës, kolonët kanë hyrë në Al-Aksa të shoqëruar nga policia izraelite përmes Portës Al-Mugharbah.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Nga ana tjetër, hebrenjtë i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ai ka qenë vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, në të cilin ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967.

Në një veprim që asnjëherë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare, Izraeli aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, duke e quajtur atë si kryeqytet “të përjetshëm dhe të pandarë të shtetit hebre”.



- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi