Dhjetëra kolonë hebrenj futen në Al-Aksa të shoqëruar nga policia izraelite



Dhjetëra kolonë hebrenj fanatikë u futën në kompleksin e shenjtë Mesxhid Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

“Rreth 154 kolonë hebrenj kanë hyrë në kompleks”, tha në një deklaratë Autoriteti i Vakëfeve Fetare të Kudsit, organ i drejtuar nga Jordania që është përgjegjës për mbikëqyrjen e vendeve të shenjta muslimane dhe të krishtere të qytetit.

Sipas deklaratës, kolonët kanë hyrë në Al-Aksa të shoqëruar nga policia izraelite përmes Portës Al-Mugharbah.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Nga ana tjetër, hebrenjtë i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ai ka qenë vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, në të cilin ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967.

Në një veprim që asnjëherë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare, Izraeli aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, duke e quajtur atë si kryeqytet “të përjetshëm dhe të pandarë të shtetit hebre”.



- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Operacioni “Dega e Ullirit”, pastrohet edhe një fshat nga terroristët

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", kanë pastruar edhe një fshat...

Barcelona feston në Madrid, gjunjëzohet Reali

Edhe nëse dikush kishte ndonjë dyshim të vogël se ky nuk është viti i Barcelonës, tani duhet ta pranojë, madje me shkrim, sepse e...

Çmimi Nobel për Kiminë shkon për teknologjinë e baterive

Çmimi  Nobel në Kimi 2019 ju është dhënë John B. Goodenough, M. Stanley Whitingham dhe Akira Yoshino...

Së fundi

Lajmet dt: 05 / 08 / 2020

https://youtu.be/3HFTOVxGm-A 181 infeksione të reja me koronavirus jane shenuar gjate 24 oreve te fundit ne zvicer. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar se numri...

Zemaj i bie pishman, e anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së...

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke...