Deutsche Bank “tkurret” si kurrë më parë: shkurton 18,000 vende pune

Banka investuese gjermane Deutsche Bank do të shkurtojë 18,000 vende pune gjatë tre viteve të ardshme, dhe ky plan është pjesë e një riorganizimi radikal të kësaj banke.

Ajo do të raportojë një humbje prej 2.8 miliardë eurosh për tremujorin e dytë për të paguar pjesërisht për shkrirjen, gjë që do të zvogëlojë ndjeshëm biznesin e saj të investimeve bankare.

Deutsche Bank ende nuk e ka specifikuar se cili staf do të mbetet pa punë.

Banka tha gjithashtu se synon të tërhiqet tërësisht nga aktivitetet e lidhura me blerjen dhe shitjen e aksioneve, shumica e të cilave zhvillohen në Londër dhe Nju Jork.

Me afro 8,000 punonjës, Londra është pika më e madhe e operimit tregtar të Deutsche Bank.

Njoftimi thotë se gjigandi bankar do të shkurtojë fuqinë punëtore globale në 74,000 deri në vitin 2022 dhe se ristrukturimi do të kushtojë 7.4 miliardë euro gjatë tre viteve të ardhshme. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi