Detyrim paraqitje dhe për nënkryetarin e bashkisë së Lezhës

Pesë ditë pas vendimit të Gjykatës së Lezhës për vendosjen e masës detyrim paraqitje dhe kthimin në detyrë për kryebashkiakun Fran Frrokaj, i njëtji vendim u dha dhe për nënkryetarin, Enver Hafizi këtë të martë.

Sipas vendimit të gjykatës, Hafizi është i detyruar të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë së Lezhës, ditën e martë të javës së parë dhe të tretë të çdo muaji, nga ora 12.00 deri në orën 13.00, si dhe detyrimin të mos dalë jashtë shtetit.

Hafizi ishte në masë sigurie arrest shtëpie dhe kishte bërë kërkesën për rivlerësim të saj në Gjykatën e Lezhës.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi