SHQIPERIA

Detajet nga aksidenti me 2 të vdekur/ Kishin dalë për të festuar ditëlindjen, 18-vjeçari pa patentë, ia kishte marrë makinën…

Spread the love

‘BalkanWeb’ zbardh detaje nga aksidenti fatal që i mori jetën 2 vajzave 17-vjeçare, si dhe u plagosën 3 adoleshentë. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin e vjetër rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë.

Mësohet se adoleshentët kanë qenë në një restorant për të festuar ditëlindjen e njërës prej pasagjereve që ndodhej në mjet, konkretisht të shtetases me inicialet L.M., 14 vjeçe, e cila ndodhet në spital. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se drejtuesi i mjetit me targe AA044 LN, Francesk Shaba, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat dhe pemët anës rrugës.

Për pasojë dy vajzat humbën jetën, ndërsa të plagosur mbetën shoferi, shtetasja me inicialet L.N., dhe 14-vjeçari me inicialet O. M.,. Bezat bën me dije se drejtuesi, ishte pa patentë, ndërsa ia kishte marrë makinën babait të tij. Pak pas aksidentit 18-vjeçari ka dale nga makina dhe pasi ka bërë disa hapa, është rrëzuar përtokë dhe ka humbur ndjenjat. ‘BalkanWeb’ mëson se momentalisht i riu ai ndodhet në gjendje shoku në spitalin e Traumës bashkë me dy të plagosurit e tjerë.

Related posts

Tiranë, pritet me interes të madh panairi i parë hallall

dritatv

Dëshmia e Metës, Gaz Bardhi: PD e opozita s’kanë pasur kurrë plan për djegien e institucioneve. Skenarë të Ramës

dritatv

Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për privatizimin

dritatv

Leave a Comment