Detajet, kush është shtetasi që iu dogj makina në Lezhë (Emri)

“BalkanWeb” zbardh të tjera detaje nga ngjarja e paprecedentë në Lezhë, ku dy persona të armatosur grabitën nën kërcënimin e armës një makinë dhe më pas i vunë flakën. Mësohet se pronari i makinën dhe shtetasi të cilët i bën pritë është shtetasi Nikolin Kola, punonjës i bordit të Kullimit, i cili gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se nuk i ka njohur autorët, aq më tepër të dijë motivet e djegies së makinës.

Kola po shkonte në banesë në momentin e ngjarjes. Dy personat e armatosur nën kërcënimin e amrëve e qëlluan me sende të forta duke i vjedhur edhe automjetin.

Pasi i grabitën me forcë makinën tip “Mercedez Benz” të ndihmuar nga errësira autorët u larguan me shpejtësi. 2 kilometër larg kofliktit me drejtuesin e automjetit, autorët braktisën makinën pranë fshatit Kakarriq dhe i vunë flakën. Automjeti tip “Mercedez Benz” me targa AA377kh u dogj plotësisht. Nderkohe i plagosuri Nikolin Kola u dërgua në spitalin e Lezhës nga të afërmit e tij dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po vijon ende hetimet për zbardhjen e plote të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi