DETAJE/ Aksioni i RENEA, në rrjetën e policisë edhe punonjës të AMA

Operacioni i RENEA-s i nisur në Elbasan në kuadër të hetimeve për fisin Çapja, duket se çoi drejt prangave edhe tetë zyrtarë të administratës, mes tyre edhe punonjës të Autoritetit të Mediave Audio-vizive (AMA) në Tiranë, pasi kanë kryer shkelje në mos licencim dhe pagesë taksash.

Detajet e operacionit “Forca e Ligjit” i përcjell për “BalkanWeb”gazetarja Dorjana Bezat. Sipas saj nga aksioni policor deri më tani janë arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion 8 zyrtarë të administratës shtetërore dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë. mes të arrestuarve është anëtarja S. M.

Shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni i punonjësve të administratës u zbulua nga hetimet që po kryeheshin për një grup kriminal në Elbasan, disa prej të cilëve janë shoqëruar në këtë operacion.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi