Desir në Tiranë, diskutohen kushtet e punës dhe siguria e gazetarëve

Kushtet e punës dhe siguria e gazetarëve është diskutuar sot mes përfaqësuesit të OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir dhe ministrit Ditmir Bushati. Desir ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare dyditore.

Të dy bashkëbiseduesit në takim ndanë të njëjtin mendim se, nuk ka shoqëri demokratike pa liri fjale dhe media të lirë. Desir përshëndeti Shqipërinë për progresin e bërë ne fushën e lirisë së shprehjes dhe medias. Ministri Bushati tha se Shqipëria është e angazhuar si në forcimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor në Shqipëri, ashtu dhe në ruajtjen e vlerave profesionale të gazetarisë, për të mbajtur këtë standard të zhvillimit demokratik në vend e për ta sjellë atë më pranë proceseve të integrimit evropian.

Për ruajtjen dhe zhvillimin e fjalës së lirë, medias së lirë, medias virtuale, angazhimit profesional, përmirësimit të kuadrit ligjor etj., pritet që në muajin maj të këtij viti, të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë, Konferenca e 5-të e Vendeve të Evropës Juglindore në nivel të lartë për t’i dhënë përgjigje sfidave kryesore me të cilat ndeshet media dhe gazetaria sot. Ministri Bushati e përshëndeti mbajtjen e kësaj konference dhe konfirmoi angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë në të./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi