Deputetja boshnjake e inatosur që Bosnja votoj kundër Kosovës

Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka reaguar lidhur me mospranimin e Kosovës në INTERPOL.

Ajo ka thënë se ndien mllef që Bosnja e Hercegovina ka votuar kundër.

“Në mesin e vendeve që kanë votuar kundër anëtarësimit të shtetit tim Kosovës në Interpol gjendet edhe Bosnja e Hercegovina. Unë kam mllef për votën kundër pranimit te Kosovës ne Interpol. Bosnja dhe Hercegovina është shtet i boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve. Vetoja e serbëve ka vendos për qëndrimin kundër Kosovës”, ka shkruar ajo.

Më tej, Balje ka bërë thirrje që Kosova të ketë kujdes dhe të mos lejojë që serbët të vendosin për Kosovën.

“Unë e di qe nuk është fer dhe dua të lus Kosovën time si boshnjake e Kosovës, kujdes që të mos ndodhë kjo gjë edhe këtu të ne, që serbet të kenë fjalën vendimtare për hapat e Kosovës”, ka shkruar deputetja Duda Balje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi