Deputeti Konjufca tregon pse dështoi liberalizimi, kush janë përgjegjësit?

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka dhënë arsyet e tij përse Kosova dështoi në liberalizimin e vizave.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në seancën plenare të Kuvendit e cila është duke u zhvilluar, ka thënë se arsyeja përse Kosova nuk e ka liberalizimin e vizave është për shkak të moszbatimit të pakos së agjendës evropiane.

Sipas tij, Kosova nuk ka bërë progres në asnjë pikë të agjendës evropiane dhe për këtë arsye edhe sot nuk e ka liberalizimin e vizave.

Konjufca në fjalën e tij në këtë seancë, ka thënë se prej 22 prioriteteve dhe 135 masave që është dashur të zbatoj Kosova, deri më tani sipas tij as gjysma e tyre nuk janë zbatuar. Tutje Konjufca ka thënë se moszbatimi i këtyre tregon se sa larg Kosova është drejt procesit të integrimeve evropiane.

Konjufca ka thënë se komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, në Kosovë ka ardhur për ta lajmëruar Kosovën se procesi i liberalizimit të vizave ka ngecur dhe se Kosova ka ngecur shumë keq, raporton lajmi.net.

Konjufca ka thënë se Kosova sot nuk e ka liberalizimin e vizave për shkak se nuk ka përmirësim në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, në arsim e në disa çështje të tjera.

Çështje tjetër sipas Konjufcës që Kosova nuk e ka përmbushur është edhe papunësia e madhe.

Sipas Konjufcës, Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë në luftën kundër korrupsionit, në përmirësimin e gjendjes në sistemin e drejtësisë, në përmirësimin e sistemit arsimor.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi