Deputeti i NISMA-së zbulon se marrrëveshja e sotme me SBASHK-un ishte në tavolinë javë më parë!

Sekretari i Përgjithshëm i NISMA-së, Bilall Sherifi, ka thënë se oferta të cilën sot e ka pranuar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, e ka pasur në tavolinë qysh gjatë javës së parë të grevës.

Sherifi ka bërë me dije se një ofertë të tillë atij i është bërë nga ministri i arsimit, Shqyiri Bytyqi në koordinim me zv-kryeministrin Limaj dhe deputetët e Nismës më qëllim që nëse SBASHK-u e pranon, e njëjta sipas tij, duhej t’i prezantohej fillimisht kryeministrit Haradinaj dhe me pas të dërgohej në Qeveri.

Mirëpo, Sherifi thotë se kryetari i SBASHK-ut as që ka pranuar ta merr në konsideratë këtë ofertë.

“Sot, ai, ofertën të cilën e konsideronte të papranueshme dhe ofenduese e shpalli fitore. Shumë mirë. Edhe unë ia uroj fitoren!

Përmes këtij veprimi të sotëm, ai dëshmoi se në grevë ka hyre në funksion të agjendave partiake, dhe jo me qëllim të arritjes të një pozicioni më të mirë për mësimdhënësit në ligjin për paga aq shumë të debatuar dhe të kontestuar në publik”, ka shkruar Sherifi.

Shefi i GP të Nismës ka thënë se Rrahman Jasharaj duhet ta merr përgjegjësinë për javët e humbura në mësim dhe të jep llogari para nxënësve, dhe mësimdhënësve.

“Nëse se ai nuk është i gatshëm ta merr përgjegjësinë për veprimet e tij, ata që e kanë zgjedhur duhet ta shkarkojnë për dëmet që ua ka shkaktuar nxënësve në funksion të dobisë personale dhe të agjendave partiake”, ka shkruar ndër të tjera Sherifi.

Shënimi i plotë i Bilall Sherifit në ‘Facebook’.

Së pari shpreh kënaqësinë që më në fund greva politike në arsim është ndërprerë kështu që nga e hëna mësimdhënësit dhe nxënësit të mund të fillojnë sërish procesin e arsimit.

Në funksion të informimit të drejtë të publikut, më duhet të sqaroj se këtë ofertë të cilën sot e pranoi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari dhe e shpalli si fitore të grevës, e ka pasur ne tavolinë qysh gjatë javës së parë të grevës.

Një ofertë e tillë atij i është bërë nga ministri i arsimit Shyqyri Bytyqi, ofertë e cila ka qenë e koordinuar me zv. Kryeministrin Fatmir Limaj dhe me deputetët e Nismës me qellim që nëse SBASHKU e pranon, e njejta së pari t’i prezantohet Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe më pas përmes tij të dërgohet në Qeveri.

Mirëpo kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari, as që ka pranuar ta merr në konsideratë këtë ofertë, duke thënë se jo vetëm që është e pa pranueshme një gjë e tillë, por kjo ofertë përbën ofendim për mësimdhënësit!

Sot, ai, ofertën të cilën e konsideronte të papranueshme dhe ofenduese e shpalli fitore. Shumë mirë. Edhe unë ia uroj fitoren!

Përmes këtij veprimi të sotëm, ai dëshmoi se në grevë ka hyre në funksion të agjendave partiake, dhe jo me qëllim të arritjes të një pozicioni më të mirë për mësimdhënësit në ligjin për paga aq shumë të debatuar dhe të kontestuar në publik!

Pra, meqë marrëveshja është e njëjta që i është ofruar atij që në fillim të grevës, Kryetari i SBASHK-ut e ka për detyrë t’ua sqarojë qytetarëve të Kosovës, se me urdhër të kujt e filloi grevën dhe me urdhër kujt e ndërpreu atë!

Kryetari i SBASHK-ut duhet ta merr përgjegjësinë për javët e humbura në mësim dhe të jep llogari para nxënësve, mësimdhënësve qytetarëve dhe para atyre që e kanë zgjedhur’

Nëse se ai nuk është i gatshëm ta merr përgjegjësinë për veprimet e tij, ata që e kanë zgjedhur duhet ta shkarkojnë për dëmet që ua ka shkaktuar nxënësve në funksion të dobisë personale dhe të agjendave partiake!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi