Deputeti Beyer: Jemi të pajtimit që Kosova të mbetet ashtu siç është, pa ndryshim të kufijve

Në zyrat Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës u mbajt takimi i kreut të kësaj partie, Isa Mustafa, me deputetin e CDU-së, Peter Beyer.

Pas takimit deputeti i CDU-së, foli rreth procesit të zgjedhjeve në Kosovë.

Po ashtu ai tha se është i pajtimit që Kosova të mbetet ashtu siç është, pa ndryshim të kufijve.

Ai kështu ka thënë para gazetarëve, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.

“Jemi të pajtimit që Kosova të mbetet ashtu siç është pa ndryshimin e kufijve”, tha Beyer.

“Na lejoni fillimisht ta presim rezultatin pas zgjedhjeve në Kosovë. Pavarësisht rezultatit, qëndrimi i përgjithshëm është se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjese e Bashkimit Evropian – kjo është dëshira e Berlinit”.

“Vazhdimi i dialogut është i rëndësishëm dhe këtë qëndrim unë e kam shpalosur edhe në Beograd”, tha tutje ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi