Deputetët e Bundestagut: E mbështesim vazhdimin e dialogut me Serbinë, jo shkëmbimin e territoreve

Peter Bauer dhe Christian Schmidt janë paraqitur në konferencë për media të shoqëruar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Dy deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Bauer dhe Christian Schmidt janë paraqitur në konferencë për media të shoqëruar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ata dhanë qëndrimet e tyre pas takimit me Haradinajn.

“Jemi këtu si mysafirë në Prishtinë ku jemi pritur në tamkim nga kryeministri Haradinaj. Nuk është vizita jonë e parë, por një nga të fundit në vendin tuaj. Më kujtohet kur ishim shpeshherë për vizita në Kosovë”, u shprehën përfaqësuesit e Bundestagut.

“Kjo është baza kryesore për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. E falenderojmë Kosovën për mikpritjen e mrekullueshme që i kanë bërë ushtarëve tanë”, shtuan ata.“E mbështesim vazhdimin e dialogut kurse e kundërshtojmë idenë e shkëmbimit të territoreve”, vazhduan qëndrimin e tyre përfaqësuesit nga Gjermania.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi